Panorama Sport (Albania)

NBA, Le Bron polemizon me Tramp

Kleveland fiton dhe kërcënon Boston në Konferencë­n e Lindjes, Bullok bën diferencën

- ABDULLA DUSHKU

Gjatë pjesës së parë që Kleveland Kavaliers luajti dje në mëngjes kundër kryeqyteta­sve amerikanë, Uashington­it, të cilën e fitoi 106-99, ylli i kësaj skuadre, Le Bron Xhejms, ka pasur një tjetër polemikë me Trampin. Ashtu siç ka vepruar dhe më parë, ky basketboll­ist edhe këtë herë i ka dërguar një tjetër mesazh presidenti­t të Amerikës, Donald Trump. Ikona e NBA- së mbante të veshur një palë atlete të veçanta, ku njëra ishte e bardhë dhe tjetra e zezë dhe në to shkruhej "Equality" ( barazi). Pas ndeshjes së NBA- në kundër Uashington­it, lojtari i Kleveland, lidhur me këtë gjest polemizues tha: "E dimë të gjithë se kush jemi ne dhe kush është në krye të gjithçkaje. Ne, amerikanëv­e, nuk na intereson ngjyra e lëkurës, raca apo se kush je ti. Duhet të kuptojmë se të gjithë ne kemi të drejta të barabarta për të luftuar dhe folur

për gjithçka. Dhe të mbash hapur këtë debat, është e rëndësishm­e". Duke vijuar më tej ai shtoi: "Nuk do të lëmë një njeri të vetëm të na komandojë. Barazia është për të kuptuar të drejtat tona, për të kuptuar se luftojmë dhe se sa të fortë ne jemi, si meshkujt ashtu edhe gratë, të bardhë apo të zinj. Ky është një vend i bukur dhe nuk do të lejojmë që një person i vetëm të na tregojë se sa të fuqishëm dhe të bukur jemi", u shpreh më tej ylli i Kleveland që në ndeshjen ndaj Uashington ka realizuar 20 pikë, 12 kërcime dhe 15 pasime. Katër takimet e luajtura mëngjesin e djeshëm në NBA nisën me takimin Kleveland Kavaliers me Uashington Vixard, ku skuadra e Le Bron Xhejmsit ka triumfuar 106- 99 në fushën e këtij të fundit. Ky është dhe suksesi i 23- të sezonal për Kavaliersa­t që triumfuan falë 20 pikëve të Le Bron dhe 25 pikëve të Love. Për Uashington u dallua Bill me 27 pikë, por që mbetën vetëm për statistikë. Jashtë fushe kanë fituar edhe Indiana Pejsërs që mundi 109- 97 Bruklin Netz, ndeshje me rivalitet vetëm gjatë periodës së parë, pasi më tej miqtë u shkëputën dhe fituan me meritë. Për Indianën u dallua Oladipo, autor i 26 pikëve. Toronto, pas fitores 108- 93 ndaj Sakramento­s, tashmë mbetet e treta në Konferencë­n e Lindjes. Fitore të vështirë kanë marrë Detroitasi­t në superndesh­jen e ditës së djeshme, që mundi 114- 110 Orlandon, në një ndeshje plot rivalitet deri në sekondën e fundit, edhe pse vendësit kanë pasur epërsi gjatë gjithë kohës. Bullok me 20 pikë bëri diferencën në parket për vendësit, ndërsa 52 pikët e dyshes VuçeviçHez­onja mbetën vetëm për statistikë te miqtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania