Tirana, gola nga mbrojtja në sulm
sulmues dhe po kaq mesfushorë kanë "vënë firmën", nuk mungojnë as mbrojtësit
Në vitet e fundit, Ti rana ka vuajtur mungesën e një bomberi "race", si dikur që ka pasur Salihin, Sinanin apo Fortuzi * CO. Mirëpo, rënia në Kategorinë e Parë, qoftë për nga niveli, qoftë për nga domosdoshmëria për t'u ngjitur në Superiore sa më shpejt, ka bërë që te skuadra kryeqytetase të ketë impenjim maksimal tek të gjithë futbollistët. Në listën e golashënuesve të skuadrës kryeqytetase vihet re se kanë "vënë firmën" 14 futbollistë. REPARTET
Në një skuadër ku shënon sulmi rregullisht, manovra është e kënaqshme, por në momentin që shpërndarja e golit është në të gjithë repartet, atëherë efiçenca është gjithmonë e më shumë maksimale. "Panorama Sport" ka bërë një evidentim të statistikave të deritanishme të kryeqytetasve. Vihet re që, në skuadrën bardheblu shpërndarja e golave është thuajse e njëtrajtshme. 4 mbrojtës kanë arritur të realizojnë të paktën nga një gol: Coxhallari, Uellison, Doka e Turtulli kanë vënë
të paktën një herë firmën e tyre në rezultatet e Tiranës gjatë këtij edicioni. Raporti mes sulmuesve dhe mesfushorëve është i barabartë. 5 lojtarë të repartit të avancuar kanë shënuar dhe po kaq nga mesfusha. GOLEADORËT
Në ndeshjet e tij të para gjatë kualifikueseve në Europa Ligë me Makabi Tel Aviv, si dhe ndeshjeve miqësore që skuadra kryeqytetase zhvilloi gjatë periudhës përgatitore, Sentamu nuk la shumë gjurmë me gola. Mirëpo, në këtë sezon, ai kryeson listën e golashënuesve. Me 9 gola të shënuar në Kategorinë e Parë dhe një në Kupë kryeson listën për "Këpucën e Artë" të skuadrës 24 herë kampione të Shqipërisë. Pas tij, renditet kapiteni Erando Karabeci me 8 gola, i cili ka shënuar edhe më shumë sesa sulmuesi anglez Majkëll Ngoo me 7. Janë tre futbollistë me nga dy gola, Daja, Calili e Greca. Në listë me një gol ka një sulmues, disa mesfushorë dhe gjithashtu mbrojtës. Uellison, Turtulli, Coxhallari e Doka janë lojtarët e prapavijës që e kanë provuar shijen e golit nga një herë gjatë këtij edicioni. Më tej, Maveje e Çelhaka prej mesfushorëve dhe të rinjtë Bardhi e Qilimi nga futbollistët e repartit të avancuar. Periudha e parë e vitit ishte kryesisht pozitive për kryeqytetasit, të cilët me ngjitjen në Superiore që është detyrim i padiskutueshëm dhe ecurinë në Kupë do të mund ta mbyllnin me bilanc pozitiv sezonin...