Juventus, zbulohet strategjia e merkatos
Rinovim për "gardën e vjetër", Xhan do tentohet që në janar
Është kohë push imesh, por Juventu si nuk ndalon kurrë. Drejtuesit kanë hartuar një plan për merkaton e janarit, por edhe për atë të verës. Objektivi është i qartë, forcimi i skuadrës për të tentuar Ligën e Kampionëve, por edhe triumfin sërish në kampionatin italian.
LUFTË INTERIT- Juventusi ka një strategji të qartë në merkato. Jo vetëm që kërkon të afrojë kampionë, por mbi të gjitha t'u prishë punë edhe skuadrave të tjera në Itali. Këtë herë bëhet fjalë për Interin dhe për objektivin e zikaltërve, Mkhitarjan. Mesfushori armen shihet si një nga alternativat e mundshme për të përmirësuar ndjeshëm repartin e avancuar. Raportet e shkëlqyera mes drejtuesve bardhezinj dhe agjentit Mino Raiola e afrojnë Mkhitarjanin me Juventusin, por për Interin është garant Zhoze Murinjo. Ky i fundit kërkon të ndihmojë zikaltrit, por gjithsesi gjithçka do të vendoset nga ai që ofron më shumë për klubin e Junajtidit dhe për vetë lojtarin.
GARDA E VJETËR- Pika më e fortë e Juventusit të viteve të fundit ka qenë mbrojtja dhe skuadra bardhezi kërkon që të mos i humbasë dy nga shtyllat kryesore në fund të sezonit. Bëhet fjalë për Xhorxho Kielinin dhe Andrea Barzaljin, të cilët kanë nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës. I pari (33 vjeç) mund të rinovojë për disa vite, ndërsa i dyti është 36 vjeç dhe nga futbolli i luajtur mund t'i ketë mbetur edhe një vit. "Sky" shkruan se Barzalji është mirë fizikisht dhe mund ta ndihmojë Juven edhe një vit tjetër, pse jo duke qëndruar në stol.
REFUZOHET VAN DIJKMbrojtësi holandez Van Dijk i është vetëofruar Juventusit, por bardhezinjtë kanë qenë të vendosur për t'i kthyer përgjigje negative. Lojtari i Sauthemptonit dëshiron të nisë një aventurë të re, por "Zonja" duket se nuk ka ndërmend të bëjë ndërhyrje në repartin e mbrojtjes sepse është e kënaqur me qendërmbrojtësit. Për më tepër,
Rugani është në pritje të një roli kryesor në ekip dhe për këtë fakt nuk do të ketë blerje.
SULM PËR XHANIN- Në janar është vështirë të gjesh lojtarë kampionë, por Juventusi do të bëjë tentativën për të bindur mesfushorin turko-gjerman Emre Xhan. Për këtë të fundit ka shfaqur interes edhe skuadra e Mançester Sitit, prandaj Marota dhe Paratiçi duhet të bëjnë kujdes. Një tjetër lojtar që po vëzhgohet është Brajan Kristante, i cili po shkëlqen me Atalantën.