Derbi ekstrem, Gatuzo: E mund Interin me Suson
Nuk përballeshin në Kupën e Italisë prej thuajse dy dekadash (18 vitesh), më saktë që në çerekfinalen e sezonit 1999-'00: ndeshja e parë u zhvillua në (virtualisht) "shtëpinë" e Milanit dhe Interi fitoi 2-3, ndërsa në kthim përfundoi në barazim 1-1. Për zikaltrit shënuan Vieri, Mutu e Sedorf në vajtje; Roberto Baxhio në kthim, ndërsa Shevçenko ishte i vetmi autor i golave për "Djallin".
-Do jetë derbi i 24-t në Kupën e Italisë mes Milanit e Interit: kuqezinjtë momentalisht janë përpara për numrin e fitoreve (9 me 7), ndërsa 7 sfida janë mbyllur në barazim.
-Milani ka fituar vetëm njërën nga gjashtë sfidat me Interin në këtë kompeticion duke humbur katër herë në total; ai sukses, me rezultatin 5-0 (njëkohësisht edhe më e thella e historisë së derbeve në Kupë; sfidën e kthimit e fituan zikaltrit 1-0), u lejoi megjithatë kuqezinjve të kalonin në çerekfinalen e edicionit 1997'98 që do humbnin në finale ndaj Lacios.
-Për të katërtën herë dy klubet do përballen në fazën çerekfinale të kupës: në dy rastet e para turnin e ka kaluar Milani, të fundit Interi. -Milani e ka kaluar këtë turn vetëm një herë në pesë rastet e fundit që ka arritur çerekfinalet e Kupës së Italisë (sezoni 2015-'16). -Kuqezinjtë i kanë fituar të gjashta ndeshjet e fundit në Kupën e Italisë të luajtura në shtëpi, me një mesatare prej 3 golash për ndeshje.
-Ndërsa Interi i ka humbur pesë ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë në këtë kompeticioni, në dy raste pikërisht në çerekfinale.
-Kundër Pordenones, në fazën e kaluar, Interi nuk ka arritur të shënojë pavarësisht 33 goditjeve tentativave në total (10 në kuadrat).
-Nikola Kaliniç ka shënuar deri më tani katër gola në "San Siro" kundër Interit, përfshi tripletën e tij të parë "italiane", me fanellën e Fiorentinës.
-Një tripletë edhe për Mauro Ikardin ndaj "kushërinjve": ajo që vendosi derbin e 15 tetorit në kampionat.
-Patrik Kutronte ka gjetur rrugën e rrjetës në të gjitha kompeticionet, ku ka luajtur këtë sezon: në Serinë A, Kupën e Italisë, Ligën e Europës dhe fazën para-eliminatore të Ligës së Europës. -Derbi i Milanos është luajtur vetëm një herë në finale të Kupës, më 3 korrik 1977 (normalisht në "San Siro"): fitimtar dolën kuqezinjtë (gola të shënuar nga Maldera dhe Bralja), por ndeshja kaloi në histori si e fundit e Sandro Macolës me fanellën zikaltër.