Kasa del në stër$itje, lumë lojtarësh $etofrohen tek %lbasani
Akord me sulmuesin, vjen edhe FrGhers Bullari nga Shkumbini
Arsen Kasa del që ditën e djeshme në stërvitje me Elbasanin. Atë që "Panorama Sport" e pati paralajmëruar një ditë më parë, u konfirmua ditën e djeshme, teksa mesfushori i Luftëtarit u bashkohet në këtë mënyrë verdhebluve. Me afrimin e tij, Eriol MerXha do të ndihet më i qetë për sa i përket kontingjentit, pasi bëhet fjalë për një futbollist që mund t'i bëjë shumë punë në repartin e avancuar. Tani pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit verdheblu, edhe pse nuk ka asnjë gjasë që kjo tratativë të dështojë, pasi mësohet se Kasa ka gjetur dakordësinë me klubin e Luftëtarit për ta lënë të lirë.
AFRIMET
Përveç Arsen Kasës, në stërvitje me Elbasanin ka dalë edhe ErXhers Bullari, një futbollist që gjatë fazës së parë të kampionatit ka qenë pjesë e skuadrës së Shkumbinit në Kategorinë e Parë. Mbetet për t'u parë nëse edhe Bullari do të qëndrojë në Elbasan për gjysmën e mbetur të sezonit. Mësohet se gjatë kësaj periudhe merkatoje ka pasur shumë vetofrime të futbollistëve që luajnë jashtë Elbasanit, për t'u rikthyer dhe të japin kontributin e tyre në klubin mëmë. Mirëpo, mësohet se klubi nuk ka ndërmend t'u hapë dyert çdo futbollisti, por do të bëjë përzgjedhje për të afruar ata futbollistë që mund t'i shërbejnë skuadrës. Mbetet për t'u parë se sa rezultative do të jetë merkatoja e Elbasanit, teksa synojnë që të ngjitin skuadrën në Kategorinë e Parë. Verdheblutë bënë një paraqitje shumë të mirë në fazën e parë dhe synojnë që të ruajnë këtë ritëm edhe në fazën e dytë. Drejtuesit dhe stafi teknik janë të bindur se në fund të kampionatit do arrijnë të ngjiten në Kategorinë e Parë. 7ladimir Mema