“Revolt딓Revoltë” përpër njënjë penallti,penallti, Duro:Duro: KukësiKukësi investoninveston tek...tek... arbitratarbitrat
Vlonjatët kontestojnë arbitrin, verilindorët godasin 2 shtylla
Kukësi dhe Flamurtari ndajnë nga një pikë në përballjen me njëri- tjetrin, rezultat që nuk i shkon përshtat asnjërit prej ekipeve, por vetëm... Skënderbeut. Në fakt, vlonjatët mund të jenë më të kënaqur për rezultatin, pasi ruajtën diferencën e njëjtë me Kukësin dhe morën barazimin në një fushë të vështirë si ajo e "Zeqir Ymerit". Golit të Alveshit në pjesën e parë iu përgjigj Bakaj nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e ndeshjes. Kuksianët goditën 2 herë shtyllën, në një ndeshje që për hir të së vërtetës nuk ishte spektakolare, por e luftuar.
TRAVERSË E KUKËSITJanë për t'u harruar 25 minutat e para të ndeshjes të luajtur në "Zeqir Ymeri", pasi as Kukësi dhe as Flamurtari nuk bëjnë asgjë për t'u mbajtur mend. Skuadrat luftojnë shumë në mesfushë dhe e shpenzojnë kohën për të studiuar njëra- tjetrën. Vendësit marrin iniciativën të parët për të shënuar gol, por nuk janë të qartë në finalizim dhe në pasimin e fundit. Nga ana tjetër, Flamurtari e ka shumë të vështirë të dalë në sulm, pasi Bushiç është i izoluar. Skuadra e Pakult i afrohet golit në minutën e 28- të, kur një krosim nga e djathta ndalet në traversë pas devijimit të Useinit. Bakaj tenton më vonë të surprizojë portierin Nurkoviç, por nuk ia del.
GOL I FLAMURTARITPor në momentin kur dukej se lojën po e zhvillonte Kukësi, është Flamurtari që gjen rrugën e rrjetës. Goli mban firmën e sulmuesit Danilo Alvesh. Pas një krosimi në zonë, topi devijohet nga Sidibe fillimisht dhe sulmuesi i vlonjatëve fiton duelin me mbrojtësit për ta dërguar pas shpinës së Koliçit. Pas këtij rasti, braziliani dhuron spektakël në fushë, kur tenton fillimisht të shënojë me roveshatë dhe në minutën e fundit fiton duelin me mbrojtësit, por s'ka fat për ta dërguar në rrjetë.
ZGJOHEN VENDËSITMe rezultatin 0- 1 në favor të Flamurtarit, Pakult e kupton që duhet të ndryshojë diçka për të sulmuar vlonjatët. Ekipi shtyhet më përpara dhe hidhet në sulm për të gjetur golin. Kërcënimi
i parë vjen nga Dzaria, i cili lëshon një goditje nga jashtë zonës dhe ajo përfundon fare pranë portës së Nurkoviçit. Tentativat janë të njëpasnjëshme, ndërsa Rrumbullaku godet fuqishëm nga jashtë zone. Flamurtari e ka të vështirë të
reagojë, edhe për faktin se humbet edhe dy lojtarë të rëndësishëm për shkak të dëmtimit. Elis Bakaj është i lëvizshëm dhe tenton të krijojë panik në zonën e Flamurtarit, por nuk ia del të bëhet kërcënim sepse Guri në këtë ndeshje është i
izoluar nga Pollozhani. Nga ana tjetër, Alvesh kishte shansin e artë për të shënuar golin e dytë, por Musolli e mbylli mirë.
BARAZIM- Goli i barazimit vjen 7 minuta nga fundi i ndeshjes, por Pollozhani i pafat e prek topin me dorë në zonë dhe arbitri akordon 11- metërsh. Elis Bakaj nuk gabon nga pika e bardhë dhe barazon rezultatin duke i dhënë akoma më shumë shpresë Kukësit për të arritur golin e dytë. Madje, i afrohet shumë ekipi i Pakultit në minutën e 87- të, kur Dzaria godet bukur një top të ulur nga Guri dhe prek shtyllën. Alvesh dhe Shameti shpërdorojnë të vetëm përpara portës duke vulosur përfundimisht këtë ndeshje në barazim. Rezultat që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, por Skënderbeut që vazhdon shkëputjen.