Vangjeli dhe Lilaj: Titulli i yni
Mbrojtësi i Skënderbeut: a çfarë i thash trajnerit të Vllaznisë pas akordimit të penalltisë
Kristi Vangjeli rifuti Skënderbeun në lojë, duke shënuar golin e barazimit pas një krosimi të marrë nga Osmani. Mbrojtësi ishte në ndihmë të sulmit dhe me kokë mposhti portierin Sherri. "Arrita të shënoj një gol në të cilin mori pjesë e gjithë skuadra. Duhej të pësonim fillimisht dhe më pas të dilnim në lojën tonë. Kemi insistuar të barazonim shifrat në pjesën e parë dhe ia dolëm. Goli i dytë na ka dhënë më shumë siguri dhe, më pas, administruam takimin, duke gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës", ka thënë Vangjeli, i cili zbulon edhe bisedën me trajnerin Gjoka. "I fola për rastin e penalltisë që fituam ne, duke i bërë me dije se nuk ishte arbitri ai që gaboi", u shpreh mbrojtësi që flet edhe për objektivat. "Është ende shpejt për të folur për rrugën drejt titullit. Është një rrugë shumë e gjatë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë që të mos na përsëritet e njëjta situatë si në Gjirokastër. Në atë ndeshje nuk treguam asgjë nga ato vlera që kemi treguar gjatë këtij kampionati. Duhet që në vazhdim të jemi ajo skuadër e pjesës së parë të sezonit", mbylli lojtari.
LILAJ
- Sabjen Lilaj ish-
te njeriu që kaloi Skënderbeun në avantazh, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61- të. Në një prononcim për "Panorama Sport", pas ndeshjes, ai u shpreh: "Kemi siguruar një fitore të bukur dhe jam i
kënaqur që shënova. Përgjegjësitë kur vendos të gjuash një 11- metërsh janë gjithmonë të mëdha. Në ato momente nuk e kam pasur aspak mendjen te portieri, thjesht e kam parë që ishte në portë. Janë çaste kur duhet të jesh
gjakftohtë, por unë jam mësuar me presionin e penalltive. Derisa trajneri i portierëve, Osmani thërriti Sherrin mendoj se i ka thënë krahun se nga unë mund të gjuaj. Gjithsesi, e rëndësishme është që shënova", ka thënë Lilaj, i cili ka komentuar edhe fitoren që, sipas tij, nuk ka qenë e lehtë. "Çdo fitore është një plus më shumë për të vazhduar rrugën drejt objektivave dhe shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm. Vllazninë e kishim studiuar gjatë kësaj jave dhe e pamë se kishte probleme. Por, goli që pësuam na e vështirësoi edhe më shumë punën. Gjithsesi, treguam se jemi më lart se ekipet e tjera të Superiores. Golin ua dedikoj tifozëve korçarë që na mbështesin gjithmonë dhe ishin të pranishëm edhe në ndeshjen e sotme (dje), ka mbyllur Lilaj.