Panorama Sport (Albania)

Kriza në Shkodër, Martini: Nuk ka më keq se Vllaznia

Hysen Dedja "replikon": Shkodranët e mi i mund unë të shtunën

- ADMIR URUÇI

Situata te Vllaznia sapo vjen dhe rën dohet. Dy humbjet radhazi kanë bërë pesimistë jo vetëm tifozët, por edhe specialist­ët e futbollit shkodran. Një prej tyre është edhe Edi Martini, një nga emrat emblemë të Vllaznisë, që tetë vite më parë drejtoi skuadrën kuqeblu. Në një bisedë për "Panorama Sport", ish-sulmuesi e sheh të zymtë situatën në skuadër, në një kohë që mendon se asnjë klub tjetër në Superiore nuk është më keq se Vllaznia. Sipas tij, ndeshja e radhës në Lushnjë është jetike për ekipin kuqeblu. "Të jem i sinqertë, nuk di çfarë të them më për këtë Vllazni. Pak kohë më parë, kur kam folur për situatën në skuadër, kam thënë se boll u lodha duke komentuar humbjet e Vllaznisë. Tani kjo skuadër nuk po prodhon asgjë. Preferova që të dielën të ndiqja takimin mes Laçit dhe Teutës. Të paktën u kënaqa me lojën në këtë ndeshje. Nuk më bëhet më ta shikoj Vllazninë dhe me sa duket kjo s'po më ndodh vetëm mua. Situata kështu ka qenë edhe në vitet e tjera, teksa po përsëritet gjithnjë e më tepër. Por, me keqardhje, këtë vit nuk po shoh që ekipi të reflektojë si në sezonet e kaluara. Skuadra nuk prodhon lojë, kjo më shqetëson", deklaroi fillimisht Martini.

MBIJETESA - Sipas bomberit të famshëm të viteve '90, rreziku i rënies është më evident se asnjëherë tjetër për Vllazninë. Pas 18 javëve kampionat, skuadra shkodrane ka lënë pas vetëm Lushnjën, që nga ana e saj po tregon se nuk ka ndër mend të dorëzohet. Mirëpo, Vllaznia duket se e ka shumë të vështirë për ta kaluar situatën, për vetë faktin se problemet në klub nuk janë thjesht sportive. "Të them të drejtën, nuk shoh asnjë skuadër tjetër më të rrezikuar se Vllaznia. Këtë e deklaroj me keqardhje, por e tillë më duket mua situata. Të gjitha skuadrat arrijnë që të marrin pikë në fushën e tyre, por ne e kemi shumë të vështirë. Gjithsesi, edhe pse ka shumë ndeshje për të rikuperuar deri në fund, nuk e di nëse kjo Vllazni ka forca", ka thënë ish-sulmuesi.

LUSHNJA - Ndeshja e së shtunës në transfertë kundër Lushnjës merr përmasat e një "finaleje" për vetë situatën ku

ndodhen skuadrat. Si vendësve, ashtu edhe shkodranëv­e u intereson më shumë fitorja, pasi me barazimin mund t'i prishin punë njëratjetr­ës. Për Martinin, lënia e pikëve në këtë takim do të ishte fatale për Vllazninë. "Është një përballje nga më delikatet

për ekipin tonë. Nëse nuk arrihet që të merren tri pikët në këtë takim, atëherë duhet t'i themi që pas ndeshjes lamtumirë Superiores. Gjithçka na vështirëso­het edhe më shumë nëse bëjmë ndonjë hap të gabuar në këtë takim. Prandaj, vëmendja duhet të jetë patjetër

nga kjo ndeshje, sepse tri pikët janë shumë decizive për vazhdimësi­në. Nuk janë të lehta për t'u marrë, por edhe jo të pamundura. Duhet luajtur gjithçka për gjithçka kundër Lushnjës, që nga ana e saj po shfaq një futboll të mirë", përfundoi ish-trajneri Edi Martini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania