Panorama Sport (Albania)

Çelsi në kolaps total, Konte në prag shkarkimi

"Probleme në ekip? As te Juvja as te Milani"

-

Teksa përuron projek tin e tij më të ri "HFarm" (komunikim me tifozët dhe promovim vlerash), Bonuçi flet për momentin e tmerrshëm kur djali i tij hyri në sallën e operacioni­t. “Duhet kurajë, - tregon mbrojtësi, - si Mateo im që, përpara se të futej në sallë, hungëriu si luan. Është kujtimi më i pastër i atyre ditëve të tmerrshme". Çështje luanësh me pak fjalë, me ata që sillen si të tillë në jetë, ndërkohë që ka edhe shumë "luanë" tastierash që bëjnë trimat vetëm nëpër rrjete sociale. Në një intervistë për "Vanity Fair", kapiteni i Milanit flet për jetën private, pa anashkalua­r, sigurisht, ata që janë objektivat e tij me ekipin kuqezi.

Leo, kjo historia e hungërimav­e mos ishte ndonjë lojë mes jush?

Gjithmonë i kam thënë se është luani im dhe ai, pavarësish­t momentit, gjeti kurajën dhe forcën për të bërë britmën e luanit.

Mendoj se ishit i frikësuar për jetën e djalit...

Pas Europianit ishim të gjithë bashkë në familje. Një mëngjes u zgjua dhe po sillej çuditshëm. Shkuam në spital dhe dolëm vetëm pas 25 ditësh. Në fatin tonë të keq patëm atë të mirë, që djali u shërua. Sëmundja e tij na ka bërë më të bashkuar.

Edhe Lorenco tregoi jo pak trimëri duke veshur fanellën e Torinos.

Ime shoqe as më tha që djali e kishte kërkuar fanellën, e aq më pak që ia kishte blerë. Kur i thashë që të vishte bluzën e Juves, im bir m'u përgjigj prerë: "Jo, jo, kam një tjetër".

Si reaguat?

Nuk kisha ç'të bëja, qesha dhe i bëra foton që postova më pas në "Instagram".

Rrjeti social ku të masakruan kur ike nga Juventusi. A i lexon komentet e ndjekësve dhe a të vjen ndonjëherë të përgjigjes­h?

Po, po, lexoj thuajse gjithçka. Kur ke probleme si ato që kisha unë dhe kur të ofendojnë familjen, të errësohen sytë. Të vjen t'u shkosh në shtëpi, por pastaj mendon që janë po ata që të kërkojnë një foto kujtim.

Qenkeni treguar shumë i zoti për t'u vetëpërmba­jtur...

Edhe anashkalim­i i të tilla komenteve kërkon zotësi. Rrjetet sociale janë të rrezikshme, por edhe të rëndësishë­m kur kërkon të

përçosh mesazhe pozitive.

Përveç "Instagram"- it, tani duhet të merreni edhe me projektin e ri.

Po. Në fakt, ishte një ide e Martinës, bashkëshor­tes sime. Me anë të kësaj platforme do të komunikoj pozitivish­t me tifozët dhe njëkohësis­ht do të shfaqet një serial vizatimor, me episode nga jeta ime, të cilin e kemi titulluar "Big".

Po grindjet me shokët e skuadrës do të përshihen në serial?

Sigurisht që do të ketë edhe ndodhi të përditshmë­risë sime. Sa për grindjet

me shokët, nuk është e vërtetë, as tani që jam te Milani, e aq më pak ajo që thuhet për pushimin e finales së "Champions"- it.

Keni qenë ndonjëherë viktimë ngacmimesh nga më të mëdhenj në fëmijëri?

Për fat të mirë, jo. Kam pasur ngaherë një personalit­et të fortë. Sot tek lexoj gazetat, kam pak frikë për brezin e ri, por tema duhet përballur dhe luftuar me forcë.

Në një videoklip jeni shfaqur si superhero. Cili është superheroi juaj?

Vëllai im i madh, edhe

pse kur isha i vogël më fuste në portë dhe fillonte godiste me forcë. Një herë më theu gishtin e vogël të dorës.

Çfarë raporti keni me prindërit e tu?

Nga nëna ime kam trashëguar karakterin, ajo është një grua e fortë që do gjithnjë të fitojë, ndërsa nga im atë lirinë për të jetuar dhe vepruar me qëllime të mira dhe pa dëmtuar të tjerët. Për karrierën nuk kanë ndërhyrë kurrë.

Duhet thënë se jeni pjekur shumë shpejt.

Meritat i shkojnë gruas sime. Kur u njohëm, nuk

pëlqeheshi­m edhe aq, por për fat u njohëm mirë dhe lindi shkëndija.

Sot jeni kapiteni i Milanit. Cila është e ardhmja që parashikon­i për klubin?

Nuk dua të bëj premtime apo parashikim­e, megjithatë mund të them se jemi në luftë me shumë fronte. Europa është shumë e rëndësishm­e, ndaj do të mundohemi me të gjitha forcat të kapërcejmë Ludogorets­in, por kjo nuk do të thotë që do t'ia ndajmë sytë vendit të katërt në kampionat. Jemi një grup që duam fitore dhe synojmë "Champions"- in

për sa kohë matematika nuk na përjashton.

Po për futbollin italian çfarë mendoni?

Mendoj që kemi nevojë për njerëz si Tomazi, Maldini, Kostakurta, të cilët janë njohës të mirë të këtij sporti dhe që për vite kanë qenë flamuj të tifozërisë.

Çfarë plani keni për të ardhmen, pasi të varësh këpucët në gozhdë?

Nuk e di ende, e sigurt është që do të bëj një udhëtim të gjatë nëpër botë me familjen. Etapa e parë do të jetë në Peru, më pas të shohim, mund edhe të bëhem trajner.

 ??  ?? FQ. 16
FQ. 16
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania