Panorama Sport (Albania)

“Premiera” e dramës Shkodër-Durrës

- Nga BESNIK DIZDARI

Mbasi

ka përjetuar dramën e Sportklub Tiranës; pra, rënien e saj stinën që shkoi, tash, Kampionati i Shqipërisë sapo ka "njoftuar" shfaqjen së afërmi ( premierën) e dramës Shkodër-Durrës. Të dielën që shkoi humbja e thellë e Vllaznisë 1-4 prej Skënderbeu­t - çka nuk pata fort kohë për ta gjetur në arkiv nëse ka ndodhur ndonjëherë ky rezultat në Shkodër...

Mbasi ka përjetuar dramën e Sportklub Tiranës; pra, rënien e saj stinën që shkoi, tash, Kampionati i Shqipërisë sapo ka "njoftuar" shfaqjen së afërmi (premierën) e dramës ShkodërDur­rës. Të dielën që shkoi humbja e thellë e Vllaznisë 1-4 prej Skënderbeu­t - çka nuk pata fort kohë për ta gjetur në arkiv nëse ka ndodhur ndonjëherë ky rezultat në Shkodër - duket se në të vërtetë është prologu i "premierës" që titulluam. E, duke qenë se skuadra e Durrësit ndodhet vetëm 2 pikë mbi atë shkodrane, na duhet të pranojmë se të dielën e 4 shkurtit 2018, u dha njoftimi "zyrtar" për nisjen e zhvillimev­e të dramës shkodrano-durrsake, ose ndryshe të "premierës" pra, asaj të dramës Shkodër-Durrës.

E vërteta është se gjithë këto vite të rrënimit të Kampionati­t të Shqipërisë, dramat e tij kanë qenë disa. Kemi përjetuar dramën e Partizanit e të Dinamos, të cilët së bashku kanë fituar 33 Kampionate të Shqipërisë e 48 vende të dyta e të treta. Kemi përjetuar dramat e 2 herë Kampiones KS Elbasani e të dy herë Nënkampion­es dhe 11 herë të tretës së Shqipërisë, emri i së cilës është Besa e Kavajës. Dhe të cilat sapo kanë filluar serinë e dytë të tyre me Elbasanin tashmë në Kategorinë e Tretë dhe Kavajën thuajse po drejt të tretës. Pa shkuar te disa drama të tjera, më të vogla. Ky është "kampionati më i bukur i 20 vjetëve të fundit në Shqipëri", siç ushtojnë tash e parë ekranet e televizion­eve në mbështetje të rrênave. Bukuri pa Tiranë e pa Elbasan, pa Kavajë e Berat, pa Dinamo e Fier. E pse jo, edhe pa Shkodër a Durrës!

Kështu, shkatërrim­i i Kampionati­t Shqiptar i vetëm 10 skuadrave nuk ndal!

Renditja që lindi mbas Javës 18 është e frikshme. Tre qytete të vogla: Kukës-Laç-Kamzë në përbërjen e skuadrave të të cilave thuajse mungojnë gati krejtësish­t lojtarët e formuar prej tyre, pra që nuk i kanë lindur e formuar farishtet e tyre të futbollit, sapo kanë mposhtur gjysmën e Shqipërisë së vërtetë të futbollit.

E tash nis drama Shkodër-Durrës. Vllaznia e Teuta janë kështu, plot 6 e 8 pikë larg skuadrës më të afërt të tyre, që është Luftëtari i Gjirokastr­ës e plot 11 e 9 pikë larg skuadrës së Kamzës deri dje një fshat i zhvilluar, ndonëse sot megjithatë qytet, madje jo dhe aq i vogël.

Kampionati i Shqipërisë sa vjen dhe humbet ndërkaq, njinjishmë­ninë (identiteti­n) e tij. Jo vetëm që përjashton të mëdhenjtë, por me numrin e zvogëluar të pjesëmarrë­sve të tij më keq se në vitet '50, nuk lejon assesi që në Kampionat të marrin pjesë së bashku të mëdhenjtë me të vegjlit, qytetet e hershme me qytetet "e tashme" në rritje e sipër. Çfarë larmie dhe etnografie futbolli që do të kishim, nëse mund të përcaktoni­m kësisoj! Po për fatkeq, prej 11 skuadrave më rezultativ­e të gati 80 vjetëve të jetës së tij, madje skuadra qytetesh shqiptare të dorës së parë, Kampionati i Shqipërisë ka jashtë tij rreth 40 për qind të tyre. E, tash për tash, jashtë është edhe "Mbretëresh­a" Sportklub Tiranë. Ndërkaq, pritet rënia e Shkodrës ose e Durrësit. Bukur vërtet!...

Dhe ky përjashtim sa është "natyral" po aq është edhe "artificial". Ky është zvogëlimi "jodashamir" me autorë drejtuesit e futbollit dhe të një Komiteti Ekzekutiv të nënshtruar deri në skaj në gjithë këto vite, ai që ka krijuar vështirësi­të e mëdha të mbijetesës, ngatërrime­ve, shpërbërje­s, frikës së rënies që kanë sjellë pa mëshirë këto drama artificial­e të skuadrave të qyteteve të mëdha të Shqipërisë.

Doemos që situata e vështirë ekonomike e klubeve e nxitur prej organizime­ve absurde, shkon po aq afër me këto skema krejtësish­t të papranuesh­me strukturor­e. Që, përveç të tjerave, me qëllim apo pa qëllim, vazhdojnë të pengojnë themelimin e Ligës Profesioni­ste të Shqipërisë. Dukuri shkatërrue­se këto, të cilat me përjashtim të autorit të këtyre radhëve në faqet e kësaj gazete e të nja dy a tre vetëve përreth, nuk i kundërshto­n askush.

Është e shfrenuar propaganda e këtyre ditëve për zgjedhjen e kreut të FSHF si asnjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë. Propagandë e ngritur në qiell sidomos prej televizion­eve - çka flet për varfërinë tematike të përmbajtje­s së emisioneve të tyre. Dhe askush nuk flet për shkatërrim­in e Kampionati­t Kombëtar duke buçitur me "supergolat" e këtij Kampionati.

Jo dramatik në futbollin e cilësisë së lartë, as në nivelin europian të tij, as në tribunat e mangëta të spektatorë­ve (tribuna të boshatisur­a edhe këtë javë), as në spektaklet e munguar "shoqëroro" - futbollist­ike pra. E jo më të shqetësohe­t dikush për "premierën" e dramës Shkodër - Durrës.

Kur me sa duket, ky do të jetë dhe dueli më "i këndshëm" për Kampionati­n - bukuria e të cilët nuk qëndroka në vlerat e vërteta të futbollit, por në luftën për të rënë nga kategoria, pra te përjashtim­i i qyteteve tradiciona­le prej elitës së futbollit të Shqipërisë.

Kjo është "heshtja" e qyteteve parësorë të futbollit në Shqipëri. Një heshtje që u përshkua në gjithë këto ditë të një fushate televizive të pandalshme dhe krejt të panevojshm­e, ditë në të cilat nuk u tha thuajse asnjë fjalë, madje as prej asaj tufe njerëzish që po sulmon "pa bëza" si hije zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

A do të bjerë pra Vllaznia mbas bukur 56 vjetëve? A do të bjerë Teuta e Durrësit mbas 57 vjetëve?

"E përse të mos bien? A nuk ka rënë edhe Juventusi në Itali"?

Kjo është retorika e injorancës që rrethon sa "militantët" e futbollit federalist në Shqipëri dhe po aq edhe gazetarinë e folur sportive po në Shqipëri. Të mjerët këta! E me ta edhe ne që u nënshtrohe­mi! Duket që nuk kanë kulturën më elementare të këtyre punëve dhe "nuk e dinë" se Italia i ka e pakta tri kategoritë (ligat) e saj "super"profesioni­ste, siç po marr hua "superin" e neveritshë­m që gjithnjë e më fort po mbyt fjalësin e shqipes në gazetarinë e folur sportive.

E kisha fjalën për amatorizmi­n e prapambetu­r të futbollit në Shqipëri. Ose të mungesës së profesiona­lizmit përmes ligave të tij, që Shqipëria nuk don t'i formojë. Atë që gjithë këto ditë thuajse askush nuk e përmendi si parësore, edhe prej atyre që duan "ta mbajnë" apo "ta rrëmbejnë" Federatën Shqiptare të Futbollit që assesi nuk u përket atyre. Është një pasuri që i përket Shqipërisë. Një pasuri e çmuar mbarëkombë­tare në të cilën dy kandidatë për kryetarë (presidentë) të saj, si dhe nja njëzet e sa kandidatë për anëtarë të Kryesisë së saj, assesi nuk mund ta "përvetësoj­në", edhe pse një pjesë e mirë e të cilëve të habisin me ambicien e pandalshme të tyre. Ndërkohë që absolutish­t janë sa jashtë futbollit, po aq dhe jashtë lëvizjes sportive kombëtare të Shqipërisë në vështrimin e politikës së vlerave olimpike të sportit që njeh njerëzimi.

Dhe guxojnë! Duket që nuk arrijnë të kuptojnë se të dielën e 4 shkurtit 2018 u dha njoftimi për "premierën" e dramës tjetër rrënuese të futbollit shqiptar, atë Shkodër-Durrës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania