Panorama Sport (Albania)

Sherri te Reali, Ramos: Marselo, mos rri si statujë!

Me 10 veta pas kartonit të kuq të Bakajokos, pësojnë 4 gola

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Çelsi nuk e ka marrë veten pas goditjes nga Bornmëthi. Pas humbjes 3-0 të pësuar në "Stamford Bridge" 6 ditë më parë, formacioni i Antonio Kontes bie përsëri në mënyrë turpëruese. Dhe e bën në ndeshjen e fundit të javës së 26-të, kundër Uotfordit (4-1), që në vitin 2018, në kampionat s’kishte fituar ende.

SKUQET BAKAJOKO - Blutë e Londrës e nisin keq dhe starti i Bakajokos është i tmerrshëm. Mesfushori humbet nga njëri top në tjetrin dhe mes minutës së 25-të dhe 30-të sheh t'i kalojnë përpara syve dy kartonë të verdhë, duke shkuar kështu më herët në dushe. Konte ndërhyn duke hequr Uillianin për Fabregasin e kaluar në mbrojtjen me 4 veta. Përpara të kuqit të francezit, "Hornets" ndërtojnë, por pa finalizuar: Deulofeu, Riçarlison, Dinej dhe Dukure kanë në këmbë topa të mirë, por nuk e ndëshkojnë Kurtuanë. Por, në minutën e 41të, Deulofeu shpërthen në të djathtë dhe në daljen e portierit belg të miqve rrëzohet duke kërkuar me këmbë kontaktin me shpatullën e Kurtuasë. Din bën shenjë nga pika e bardhë dhe Dinej nuk gabon.

ILUZION I HAZARDIT -

Pas një ore lojë vjen debutimi i Zhirusë me fanellën e Çelsit: Francezi zëvendëson Pedron. Konte duket në stol që e ka humbur grintën e tij, edhe pse tifozët e Çelsit nuk ia kursyen mbështetje­n në momente të caktuara të ndeshjes. Në minutën e 82të, Hazard tregon se është një kampion dhe nga jashtë zone

përkëdhel topin në këndin e largët, atje ku Karnezis nuk mund të mbërrijë. Por barazimi zgjat pak, sepse djemtë e kryeqyteti­t janë shumë të përgjumur dhe, pas vetëm dy minutash, Janmat shkëmben me Pereirën dhe holandezi mposht Kurtuanë me një gol spektakola­r. Agonia nuk ka

mbaruar për Çelsin. Një kundërsulm i Deulofeut u dhuron të zotëve të shtëpisë golin e tretë (88') dhe pastaj Pereira shënon edhe të katërtin në shtesë. Uotfordi duket i rilindur pas uljes në stol të trajnerit spanjoll Havi Grasia (4 pikë në 2 ndeshje). Për Konten, një tjetër javë me hijen e shkarkimit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania