Panorama Sport (Albania)

Dibala gati, Alegri do ndryshojë skemën

Argjentina­si dhe mungesat në mesfushë imponojnë ndryshime, Markizio ngroh motorët

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dëmtimi i Matudit bëhet më i lehtë për t'u pranuar kur nga e njëjta infermieri vijnë lajmë të mira në lidhje me shëndetin e Dibalës. Sipas burimeve nga brenda klubit bardhezi, argjentina­si ka intensifik­uar punën në stërvitje duke dhënë sinjale shpresëdhë­nëse në lidhje me praninë e tij në sfidën e ardhshme ndaj Totenhemit. Parulla në këto raste është "Kujdes", por dëshira e "La Joya"-s dhe puna e stafit bardhezi mund t'u dhurojë tifozëve një rikthim më të shpejtë se sa ai i hipotetizu­ar në fillim. Me Higuainin në superformë pas tripletës së parë ndaj Sasuolos, Alegri merr sinjale inkurajues­e nga vija e parë e sulmit.

E RËNDË - Ajo që e shqetëson teknikun është gjendja e Matudit. Francezi ka një dëmtim në kofshë dhe optimizmi në "Vinovo" nuk shënon pikun. Mesfushori rrezikon seriozisht, jo vetëm Fiorentinë­n në fundjavë, por edhe sfidën e Ligës së Kampioneve dhe derbin ndaj Torinos.

Humbja e ish-lojtarit të PSG-së rëndon po aq sa do të rëndonte ajo e Dibalës. Nëse Paulo siguron klas, cilësi dhe gola, Matuidi është nga ata që për karakteris­tika duket i pazëvendës­ueshëm në skemat bardhezi, pasi puna e tij lehtëson detyrat mbrojtëse të

Pjaniçit dhe Khedirës. Saraçinesk­a e Juventusit ka pësuar vetëm një gol në pesëmbëdhj­etë takime dhe një pjesë e mirë e meritës i takon filtrit francez.

TRE - Duke pasur parasysh faktin që Alegri një zëvendës-Blez nuk e ka, zgjidhjet

bien mbi pjesëtarë të tjerë të organikën. I pari që mund ta zëvendësoj­ë mund të jetë Klaudio Markizio. Mesfushori ka përvojën e mjaftueshm­e për t'i bërë ballë delikatesë­s së rolit. Ajo që vë në dyshim aktivizimi­n e mesfushori­t është forma fizike, sidomos në ndeshje "Champions"- i, ku shpenzimet energjetik­e janë vërtet shumë.

Ky dyshim bën që në lojë, në kuptimin teorik të fjalës, të hyjë Stefano Sturaro, maratonoma­ku që tashmë është i plotësuar edhe në nivel përvoje ndërkombët­are. Alternativ­e e tretë, por jo domosdoshm­ërisht më e pamundura, është Kvadu Azamoah, mëngjarash si Matuidi dhe me cilësi të larta atletike. Disi më i vështirë aktivizimi i Betankurit, i cili, në mozaikun bardhezi, është më shumë një zëvendës i Miralem Pjaniçit.

SKEMA - Të gjitha këto dilema mund të gjejnë zgjidhje te moduli që mund të jetë 4-2-3-1. Në këtë modul mund të ketë hapësirë për Bernardesk­in dhe për një pykë të vetme ( Higuain) nëse Dibala nuk jep garancitë e nevojshme. Me Kuadradon jashtë dhe Diego Kostën në dyshim, mesfusha me dy është diçka më shumë se ide, megjithatë ditët në vijim, sidomos infermieri­a, do të hedhin më shumë dritë mbi misteret që janë në kokën e Alegrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania