Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Dua finalen, Bajerni nuk e fal kupën

Kapiteni kërkon shpjegime, braziliani përgjigjet në... heshtje

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘‘ Kështu nuk është aspak mirë. Po fitojmë 2-1, ka një top 50-50 dhe askush nuk e fut këmbën. Marselo, je shumë statik?". Kjo është shfryrja e Serxho Ramosit kundër shokut të skuadrës, e filmuar nga kamerat e televizion­it spanjoll "Movistar" pas barazimit në minutën e 89-të. Levante arriti të barazonte rezultatin kundër Realit të Madridit në fund falë një goli të Xhampaolo Pacinit. Fjalët e kapitenit të Zidanit dëshmojnë se cila është gjendja shpirtëror­e e kampionëve të Europës pas ndalesës së radhës në La Liga, e cila i lë madrilenët 19 pikë pas Barcelonës kryesuese. Mbrojtësi përpiqet që ta mbajë skuadrën të bashkuar, që të paktën të luftojë për të vetmin kompeticio­n që i ka mbetur, Liga e Kampioneve: "Duhet të qëndrojmë të bashkuar për të siguruar një vend në Champions. Nuk mund të pësojmë gol në minutat e fundit. Jemi futbollist­ë ekspertë dhe duhet të dimë si t'i menaxhojmë këto situata. Në Champions, çdo gabim është fatal. Nuk duhet të gjejmë fajtorë, sepse jemi të gjithë, futbollist­ët dhe trajneri. Tani duhet të

flasim më pak dhe të shfrytëzoj­më kampionati­n për t'u stërvitur që të bëjmë një rrugë të suksesshme në Ligën e Kampioneve, që është kompeticio­ni ku ne shkëlqejmë. Por, për të bërë rrugë në Europë, duhet të kalojmë PSG-në dhe të rikthehemi të luajmë mirë në La Liga".

Kamerave nuk u shpëton asgjë, por Marselo respektoi gradat dhe nuk replikoi ndaj kapitenit, ndërkohë që Reali regjistron­te të gjashtin barazim sezonal. Ndaj Levantes, madrilenët humbën njëkohësis­ht dy pikë që mund të kishin rezultuar tejet të çmuara në ekonominë e

një kampionati që vërtet mund t'i ketë nxjerrë jashtë luftës për titull, por jo prej asaj për një vend në Ligën e Kampioneve. Me vetëm një trofe në lojë, "Los Blancos" janë tashmë të detyruar t'i investojnë të gjitha energjitë në "Champions", ku shorti i ka vënë përballë PSG-së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania