Panorama Sport (Albania)

Kreshnik Çipi: Duka i konsumuar, janë tronditur themelet e FSHF-së

-

Kreshnik Çipi mendon se ka ardhur koha për ndryshim në institucio­nin e futbollit shqiptar. Ishkapiten­i legjendar i Flamurtari­t, i cili ka qenë edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF-së një dekadë më parë, ka theksuar dje për "Panorama Sport" se Duka është konsumuar shumë.

Zoti Çipi, si e keni parë fushatën për kreun e FSHF- së?

Të them të drejtën, kam qenë indiferent në këtë periudhë. Duke parë se çfarë ndodh në Shqipëri, mendova që të mos përzihem. Si në të gjitha fushat, natyrisht edhe në futboll shumë gjëra duhen ndryshuar. Shumë gjëra nuk janë bërë ashtu siç duheshin bërë.

Që do të thotë?

Sinqerisht rendi demokratik duhet të funksionoj­ë në të gjitha fushat në Shqipëri, duke filluar nga politika dhe gjithë sektorët e tjerë, përfshi sportin. Pra, me këtë dua të them se me patjetër duhet të ketë rrotacion edhe në FSHF. Mendoj se kjo është e domosdoshm­e për futbollin shqiptar. Sado që të lavdërohes­h dhe të kesh arritje, prapë ka goxha gjëra për të qarë. Nuk është ashtu siç reklamohet situata në futbollin shqiptar. Duke parë edhe ata që kandidojnë për FSHF-në, gjykoj se puna është delikate. Njeriu ka frikë edhe të shprehem tani. Në ç'kuptim keni frikë të shpreheni?

OK, të jem i sinqertë, Duka është goxha i konsumuar. Natyrisht ka edhe ai pikat e forta me disa arritje, por mbi të gjitha ka shumë të dobëta. Nëse flasim për kampionati­n shqiptar, shikojmë që vuan nga mungesa e emrave të mëdhenj të futbollit tonë. Me këtë sistem që është bërë, nuk ka më emra të mëdhenj, por megjithatë unë kam bindjen se një federatë e mirë duhet të dijë t'i drejtojë politikat e saj për të ruajtur traditën. Këtë duhet ta bënte për një arsye të thjeshtë. Pra, të paktën në qytetet kryesorë dhe më të mëdha të vendit, kultura e njerëzve është shumë më ndryshe se në vendet e thella. Gjithsesi, kohët kanë ndryshuar...

OK, por nuk mund të jetë Elbasani në Kategori të Tretë, në një kohë që ka stadiumin më të mirë. Një njeri i mençur, jo se Duka nuk është, mund ta drejtonte më mirë FSHF- në në këtë aspekt. Nuk mund të binte Tirana për një pikë, s'mund të jetë Elbasani dhe Kavaja në atë gjendje apo të zhduket fare Dinamo. Nuk mund të sulmohet nga të gjitha anët Flamurtari apo Shkodra që është duke dalë nga kategoria. E di unë se çfarë do të thotë dikush për këtë që po them, por këtu luhet futbolli. Nuk ka asgjë të rastësishm­e në këtë botë. Gjithçka është e orientuar, njerëzit kanë të drejtë të gëzojnë ato gjëra që u japin kënaqësi dhe benefite sigurisht. E prisnit që Duka të rikandidon­te apo mendonit një tërheqje?

Po, e prisja. E vërteta është që unë kur jam zgjedhur në vitin 2002 si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, kemi qenë një grup ishlojtarë­sh, që bënim një federatë shumë më të fortë nga paraardhës­it tanë. Unë nuk mund të mohoj që e sotmja është më e mirë se e djeshmja, por megjithatë di të them se në ato vite vendosëm disa piketa serioze, pasi vinim nga një tunel. Mirëpo, gradualish­t, gjërat erdhën duke u degraduar. Pse ndodhi kështu?

Ndodhi kështu sepse po humbiste kuptimi i funksionim­it të një organizmi futbolli. Duhet të kuptojmë që gjërat së fundmi erdhën duke u përmirësua­r, sepse edhe vetë UEFA është rritur me përmasa gjigante si qeveri futbolli. Ishte një rrjedhë logjike e një ndryshimi të madh që ndodhi në gjithë Europën. Komiteti Ekzekutiv gati-gati është shkelur me këmbë në gjithë këto vite, zëre se nuk ekziston tani. Uroj me gjithë shpirt që kjo të mos ndodhë më në vazhdimësi. Çfarë ju bën të besoni te një kandidat si Bashkim Fino?

Për mua si Kreshnik, do të ishte mirë që në krye të FSHF-së të ishte një emër ish-sportist, që ta kishte edhe elementin teorik. Pra, të ishte një njeri i formuar, një administra­tor i mirë, pasi dihet si është bërë futbolli në kohët e sotme. Sa për Finon, të jem i sinqertë, nuk e njoh nga afër, por di që ka qenë tifoz gjithë kohës. Një person që e ka dashur sportin, që nga koha e Brahos te Luftëtari. Lufta do të jetë e madhe dhe mendoj se është i vetmi rast në këto 16 vite që Duka ka një konkurrent shumë të fortë përballë. Debati televiziv mes tyre si ju duk?

E ndoqa me vëmendje debatin dhe në gjithë këtë kohë, Duka ka qenë e pamundur të lëvizte nga vendi, por ja që kundër Finos u shkund dhe lëvizi. Me atë që shoh, di të them se janë tronditur shumë themelet e FSHFsë. Gjithsesi, për mua si një ishlojtar, e rëndësishm­e është që kushdo që të fitojë nga të dy, është e domosdoshm­e të jetë realisht i përkushtua­r për futbollin. Në Shqipëri, kur individët kapin karrigen, fillimisht mendojnë për veten e tyre.

Duka luan shumë me faktin se Kombëtarja shkoi në Europian. E drejtë? Historia e Kombëtares është se u mblodhën kokrrat më të mira nga shqiptarët e Kosovës. Faleminder­it edhe atij që lëshoi dronin, sepse në të kundërt nuk kishim shans të vinim me lojtarët tanë. Nuk duhet të luaj me këtë pjesë, por të shikoj sa njerëz shkojnë sot në stadium? I ke bosh. Jorgis Memo

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania