Panorama Sport (Albania)

Shfryjnë tifozët, Moxhi mbledhje me stafin

Analizohet merkatoja dhe ecuria, Europa e panegociue­shme

-

Fitorja me Kamzën e ka ndryshuar disi humorin në kampin e kuq, por kërkohet më shumë, në mënyrë që Partizani me arritjet minimale të shpëtojë sezonin. Minimalja mbetet sigurimi i një biletë për pjesëmarrj­en në Europë. Ekipi ka qenë pushim dje, por jo drejtuesit dhe stafi. Në përfundim të derbit me Kamzën, Luçiano Moxhi ka urdhëruar që të hënë të zhvillohet një mbledhje, ku të pranishëm të ishin drejtuesit dhe stafet e ndryshme. Ky takim është shfrytëzua­r nga ish-drejtori i Juventuesi­t për të bërë bilancin e punës në përfundim të fazës së dytë, si dhe për të përpiluar një plan për pjesën e mbetur të sezonit. Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje, kryesisht janë trajtuar tri çështje: Ecuria e skuadrës, merkatoja dhe çështja e tifozëve. Bilanci i dy fazave të para është jashtë pritshmëri­ve, madje për momentin mbeten jashtë Europës. Ndaj, në mbledhje është kërkuar që trendi i rezultatev­e të vijë në rritje dhe të bëhet e pamundura që t'i shkohet Kupës deri në fund, ndonëse janë mundur në ndeshjen e parë çerekfinal­e. Sigurimi i një bilete europiane mbetet një kusht i panegociue­shëm për "demat". Sa i përket merkatos së dimrit, rezultantj­a shikohet pozitive. Nga ky grup pritet të ndërtohet edhe Partizani i sezonit të ri, gjë të cilën e përligjin kontratat afatgjata të lojtarëve. Në këtë mbledhje është folur edhe për gjendjen e Edgar Çanit, ku shpresohet që sulmuesi të tregojë veten në vijim. Një nga pikat e diskutimit ka qenë edhe problemati­ka e tifozëve, të cilët kanë braktisur shkallët e stadiumit. Drejtuesit kanë vendosur që të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët, në mënyrë që tifozët të kthehen në stadium, pasi është momenti ku Partizanit i duhet më shumë se kurrë mbështetja e ultrasve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania