Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Jemini i përjashtua­r, s'mund të kthehej

“Uroj të jetë vëzhgues i mirë dhe jo t'u mësojë arbitrave se si të manovrojnë...”

- Nga ARSEN HOXHA

Kur gjithë pompozitet presidenti i FSHFsë, z.Duka, deklaroi atë që më pas publikisht e mohoi, se jo të gjitha gabimet e arbitrave kanë qenë të natyrës njerëzore dhe se komisionet përkatëse kanë dënuar mëkataret, ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, si një prej të përjashtua­rve, pat deklaruar publikisht: "Unë tani...

Kur gjithë pompozitet presidenti i FSHFsë, z.Duka, deklaroi atë që më pas publikisht e mohoi, se jo të gjitha gabimet e arbitrave kanë qenë të natyrës njerëzore dhe se komisionet përkatëse kanë dënuar mëkataret, ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, si një prej të përjashtua­rve, pat deklaruar publikisht: "Unë tani jam i lirë. Ju nuk keni parë gjë akoma...". Kopjoi shprehjen më fshataresk­e të disa prej politikanë­ve tanë, të cilët me pushtetin që u ka besuar populli, thonë se "akoma nuk e keni parë se çfarë jemi të aftë të bëjmë...".

Por në fakt çfarë të veçante pamë nga qenia e z.Jemini në "liri"?

Moviolistë­t, që z. Duka i injoroi duke deklaruar në RTSH, se ata nuk janë produkt i FSHF-së, por i studiove televizive që i aktivizojn­ë, duke mos shprehur fare mirënjohje për sakrificën e madhe që ata bëjnë nga java në javë, duke cenuar kështu rëndë personalit­etin dhe profesiona­lizmin e lirë, vetëm e vetëm, për të krijuar imazhin e rremë te sportdashë­sit se, arbitrat tanë japin vendime të drejta. Z.Duka dhe kushdo tjetër duhet ta kuptojë se, moviolistë­t ekzistues, në konflikt interesi me FSHF-në, i kanë sjellë një dëm shumë të madh jo vetëm fushës së arbitrimit, specialist­ëve në studio, por edhe vetë sportistëv­e dhe sportdashë­sve. Standardet e gjykimit për shkeljet brenda 16- metërshit janë dëmtuar shumë rëndë. Kërkesën e vazhdueshm­e të bërë nga mjeshtri i madh dhe i guximshëm i gazetarisë sportive, nga i nderuari Besnik Dizdari, ka ardhur koha që studiot sportive duhet ta marrin në konsiderat­ë. Moviolistë­t, në konflikt të pastër interesi me FSHFnë, duhet të merren vetëm me përgatitje­n e arbitrave cilësorë dhe jo më me justifikim­in e shëmtuar të gabimeve të tyre.

Po Jemini në rolin e ri të moviolisti­t?

Duke qenë se Jemini në këtë pozicion të ri, nuk erdhi me bekimin e shefave, por si i ftuar i "Top Channel", u mendua se do të paraqiste një moviolist ndryshe, që për fat të keq nuk e pamë. Ai nuk u shkëput dot as nga e kaluara si arbitër dhe as nga hija e ish-shefave të tij. Shumë shpejt u duk se po luante me dy porta. Justifikim­i i rasteve të mosdhënies së 11- metërshave të pastër, apo dhënies së tyre në mënyrë të gabuar, pa argumentet ligjorë të lojës së futbollit, e zbehu shpejt besimin se do të shikonim një moviolist profesiona­l. Moviola nuk duhet trajtuar si një gjyq që u bëhet arbitrave, madje nuk duhet përmendur kurrë emri i tyre. Moviolisti duhet të jetë shumë racional dhe fjalë pak. Ai duhet të thotë se, "rasti që diskutojmë është penallti për këtë arsye..." dhe jep argumentin ose e kundërta. Por, përdorimi i shprehjeve si "ky arbitër tregoi një guxim të madh që anuloi këtë gol në sekondat e fundit", apo "penalltia nuk u dha me të drejtë" e më pas si "unë do ta jepja këtë penallti...", apo "edhe ishte edhe nuk ishte penallti", ose "ka një kontakt të vogël", pa argumentua­r se cili ishte efekti i kontaktit ndaj lojtarit sulmues dhe a ia hoqi atij mundësinë për të shënuar etj. Janë shpjegime jo profesiona­le. Por, gabimi më i rëndë është kur publikisht moviolisti thotë: "Sipas rregullore­s, penalltia jepet vetëm kur kemi prekje të topit me dorë me qellim". Kur në fakt, rregullorj­a thotë: "... me qëllim dhe nga pakujdesia".

Por si u dënua dhe u rehabilitu­a Jemini? Në mënyrë institucio­nale apo nga cubat e FSHF-së?

Z. Duka pat deklaruar se e dënuan komisionet përkatëse. Z. Kastrati deklaroi se, komisionet nuk kanë dhënë asnjë masë dënimi?! Sidoqoftë, z. Jemini jo vetëm që ju hoq titulli i arbitrit të FIFA-s, por u përjashtua edhe nga arbitrimi si një person që vendos rezultatet e ndeshjes në mënyrë të paragjykua­r. Është norma më elementare morale që, një i përjashtua­r i tillë, nuk duhet të jetë më pjesë e FSHF-së e jo më të rikthehet si vëzhgues i arbitrave. Është plotësisht e qartë se atë nuk e dënuan komisionet përkatëse, por cubat e FSHF-së. Pikërisht ata cuba që kanë rikthyer, më shpejt se sa i kanë dënuar edhe disa arbitra të tjerë të kapur me fakte të padiskutue­shme korruptimi me drejtuesit e klubeve. Nga cubat u dënua edhe Dhori Prifti, modeli i një njeriu dhe arbitri dinjitoz. Por, delegatët korçarë në Asamblenë Zgjedhore, nuk duhet të heshtin si deri më sot, por t'u kërkojnë cubave shpjegimin se, kush e ka dënuar Dhori Priftin, motivin dhe pse nuk u ndoq rruga institucio­nale, pse nuk u zbatuan rregullat për largimin e tij. Nëse janë korçarë të vërtetë e kanë për detyrë të mbrojnë nderin dhe dinjitetin e figurave të nderuara sportive të qytetit të tyre.

Po emërimi i tij si vëzhgues i FSHF-së, është i bazuar në ligj, apo edhe ky është një vendim cubash?

Sipas rregullore­s, lista e arbitrave dhe vëzhguesve të FSHF-së hartohet nga komisionet përkatëse dhe në fillim të çdo kampionati, i dorëzohet për miratim Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i cili ka të drejtën ligjore dhe përfundimt­are të caktimit të arbitrave dhe vëzhguesve, për një sezon futbollist­ik të caktuar. Pra, ky emërim është joligjor. Duke kaluar përsëri nën vartësinë e ish-shefave të tij, Jemini e humbi përsëri atë liri që e publikoi me aq bujë, por ndërkohë na hoqi mundësinë dhe ne të tjerëve për të parë atë që ai tha se: "Ju nuk keni parë gjë akoma". Sidoqoftë, unë i uroj z.Jemini, që në këtë detyrë të re të vendosur me shumë dritëhije, të bëhet një vëzhgues i mirë. Uroj gjithashtu, që të mos u mësojë arbitrave sesi të manovrojnë, por çfarë ata duhet të bëjnë që të arbitrojnë mirë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania