Panorama Sport (Albania)

Fino: Mediat europiane fundosin Dukën, trukimi nis nga FSHF

-

Bashkim Fino, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social "Facebook", ka botuar një shkrim të një media europiane, ku ish-zëdhënësi i komisioner­it europian për të drejtat e njeriut, Gregory Mathy, flet për bilancin e Armand Dukës në krye të FSHF-së. Më poshtë, edhe statusi i Finos. "Në prag të zgjedhjeve që do të përcaktojn­ë se cili do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë katër viteve të ardhshme, mediat europiane godasin rëndë Armando Dukën, njeriun që sipas tyre është përgjegjës për ' korrupsion­in dhe trukimet e përhapura' në kampionati­n shqiptar. Ditën e djeshme, ish-zëdhënësi i komisioner­it europian për të drejtat e njeriut, Gregory Mathy, aktualisht drejtuesi i një fondacioni sportiv, foli mbi zgjedhjet e FSHF-së në ' Completmen­t Foot', një ' talk shoë' radiofonik i kanalit belg RTBF. I pyetur për bilancin e Dukës në krye të FSHF-së, Mathy u shpreh se: 'Federata në atë vend nuk shihet si një institucio­n i pavarur, por dyshohet që edhe ajo ka futur duart në këto fiksime ndeshjesh. Kjo ka bërë që Superliga shqiptare të shihet si një prej kompeticio­neve më të korruptuar­a në botë, për të mos thënë më i korruptuar­i. Ka pasur ndeshje çdo javë që ngre dyshime'. Jo vetëm kaq, por Mathy hodhi hije dyshimi mbi trukime edhe për ndeshje të Kombëtares së futbollit. ' Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë hapa të mëdhenj, e mbani mend që u kualifikua në Europian, por duhet thënë se mënyra sesi fituan ndeshjen vendimtare 3-0 në Armeni gjithashtu ngriti dyshime. Disa drejtues armenë akuzuan disa lojtarë të Kombëtares së tyre si tradhtarë të kombit. Kjo bën të kuptohet atmosfera që u krijua", shtoi Mathy. Ish-zyrtari i lartë i Komisionit Europian, gjithashtu dënoi transparen­cën me të cilën po zhvillohen këto zgjedhje. 'Zoti Duka, në mënyrë të papritur ka shtuar 12 votues të rinj. Shumë nuk janë ende të qartë për kredencial­et e këtyre votuesve. Nuk ka shumë rëndësi emri i atyre që do të votojnë, por është njësoj sikur një ditë përpara zgjedhjeve, ju të dy të shihni emrin tuaj në listë për të votuar për Presidenti­n e Federatës Belge. Duka ka gjithandej miq që mund ta ndihmojnë për të fituar mandatin dhe kjo shihet si një përpjekje për të garantuar këtë gjë', tha Mathys", shkruhej në statusin e kandidatit Fino.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania