Panorama Sport (Albania)

Ultrasit e Partizanit: Represioni i policisë me urdhër nga lart

-

Gjatë mbrëmjes së djeshme, tifogrupi "Ultras Guerrils", përmes një deklarate në faqen e tyre në "Facebook", ka shpjeguar arsyet e bojkotit, si dhe kanë drejtuar gishtin te organizato­rët e vendimit që tifozët të hyjnë me kartë identiteti në stadium. Ja deklarata: "Duam vëmendjen tuaj për pak çaste. Të gjithë juve që keni qenë prezentë në mjerimin e ndeshjeve të fundit. Të gjithë atyre që kur e ndjekin ndeshjen, veç frymëmarrj­es së tyre dhe zhurmës së topit, nuk dëgjojnë asgjë tjetër. Të gjithë ju që jeni në gjendje të bëni diferencën e stadiumit dhe të teatrit. Ju mundeni, ata vipsat nuk munden, përndryshe nuk shpjegohet pasiviteti (i qëllimtë) që po e kthen stadiumin në një teatër të heshtur. Ju që keni vënë të paktën një herë si "cover" një koreografi tonën, një pyroshou apo një performanc­ë nga shkallët që ju ka bërë krenarë që jeni pjesë e familjes së kuqe. Ti që je anëtar, ti që nuk je, ti që mezi vjen në stadium. Ju tifozët e tribunës që jeni të gatshëm t'i përgjigjen­i thirrjes sonë sa herë ne ua kërkojmë. 'Ultras Guerrils' janë në luftë ndaj represioni­t te policisë, atë që bën gjoja sikur vënë rregull, por në fakt çrregullon me prepotencë tifozërinë tonë. Kërkesa e tyre për kartën e identiteti­t është e qëllimtë, e porositur nga lart dhe e aplikuar brutalisht nga ata që dhunojnë hapur të drejtat e individit, të tifozit dhe ta përdorin për presion këtë kërkesë. Ne nuk jemi jashtë stadiumit për kokëfortës­i. Vlerat tona nuk mund t'i nëpërkëmbi­n kollarexhi­njtë dhe ata nën uniformë. Ndaj, në respekt të këtyre vlerave, në respekt të familjes sonë, të asaj që ju përfaqëson­i për ne dhe të asaj që ju jeni për ne, gjaku ynë i kuq, ju kërkojmë që ta lini stadiumin të heshtur. Ashtu siç policia e do, ashtu siç porositësi­t e duan duke filluar nga ndeshja me Laçin. Me shpresën që t'i vënë gishtin kokës dhe shkallët mjerane të rikthehen të buçasin ashtu siç dimë ne! Dje, sot, përjetë!".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania