Panorama Sport (Albania)

Stadiumi, masakrohet fusha e Tiranës

Tirana e Partizani, ja axhenda e takimeve në javën e përplasjes

- OLSI TUJANI

Tirana dhe Partizani gjetën një akord mes tyre për zhvillimin e ndeshjeve të të kuqve në stadiumin "Selman Stërmasi". Ky akord bëri që në disa javë të edicionit, mes dy skuadrave të kishte javë "përplasjej­e" për ndeshjet si pritëse. Nisur nga kalendari i Kategorisë së Parë dhe atij të Superiores, dy skuadrat kryeqyteta­se duhet të rakordojnë datat e ndeshjeve në FSHF. Mirëpo, mbi të gjitha, është fusha e stadiumit "Selman Stërmasi" që pëson rëndesën me ndeshjet e shumta në një kohë të shkurtër.

AXHENDA

Për ndeshjen e kësaj jave, respektivi­sht Tirana dhe Partizani janë si pritëse ndaj Tomorit dhe ndaj Laçit. Kjo bën që të ketë një rakordim në mënyrë të tillë që bardheblut­ë të luajnë të premten dhe të kuqtë të luajnë të dielën. Kjo është një ide fillestare mes palëve, e cila kërkon azhornim zyrtar nga FSHF. E gjithë kjo bëhet për faktin se sfidat e kësaj jave duhet të luhen brenda të dielës, duke qenë se në mesjavë do të luhen

ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

KAOSI

Dy skuadrat kryeqyteta­se duhet të bëjnë llogaritë mirë se ndeshjet e radhës do t'i luajnë në një fushë të rënduar. Periudha e dimrit kërkon kohë më të gjatë

rigjenerue­se të barit, por Tirana dhe Partizani do të zhvillojnë katër ndeshje brenda harkut nga data 9 shkurt deri më 18 të këtij muaji. Duke marrë të mirëqenë që axhenda e fundjavës do të ketë një ndeshje të premten dhe një të dielën,

pas këtyre dy takimeve, do të jetë Partizani që do të presë të mërkurën e datës 14 shkurt Flamurtari­n në ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Nuk mbaron me kaq, pasi fundjava tjetër, mundësisht të dielën e datës 18 shkurt, të kuqtë do të presin Kukësin. Për tapetin e barit të impiantit, një kaos i tillë ndeshjesh dhe një ngjeshje e tillë e dëmton shumë rëndë investimin e kryer në stadium dhe do të kërkojë kohë disa herë më të gjatë për rigjenerim­in e barit që tapeti të ketë cilësi maksimale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania