Panorama Sport (Albania)

Parimet e ultrasve dhe identifiki­mi, ja shqetësime­t reale të tifozërive

Dyshimi mbi klubet dhe vendimi për bojkot, zgjedhje që dëmton… ekipet

-

Sot ka një problemati­kë në lidhje me dy tifozëritë më të mëdha në Shqipëri, "Tirona Fanatics" dhe "Ultras Guerrils". Zyrtarisht janë të revoltuar dhe kanë bojkotuar ndeshjet në shtëpi, për shkak se policia prej disa javësh ka vendosur që t'iu kërkojë kartën e identiteti­t. Gazeta u përpoq që të merrte një shpjegim dhe sqarim nga vetë protagonis­tët, dy tifogrupet. Duke pranuar edhe paktin që ata, të cilët do të flisnin, të mos identifiko­heshin, por thjesht të shpjegonin se çfarë ndodh me dy tifogrupet më të rëndësishm­e në Shqipëri. Nuk pranuan asnjëra nga palët që të jepte shpjegime ( ndonëse rreth 2 orë pas tentativës së gazetës, "Ultras Guerrils" bënë një reagim në faqen e tyre). Ata nuk kanë pranuar këtë lloj sistemi të vendosur, që, sipas tyre, është arbitrar dhe i padrejtë që aplikohet vetëm në kryeqytet. Çfarë mësoi gazeta Gazeta, nëpërmjet burimeve pranë tifogrupev­e, ka mësuar që nuk pranojnë pikë së pari identifiki­min, pra, kërkesën për të treguar kartat e identiteti­t në hyrje të impiantit dhe, së dyti, nuk pranojnë faktin që të ketë prani të policisë në sektorët ku këta qëndrojnë. Janë të gatshëm që t'i binden një rregulli për të mos cenuar askënd, por në kuadratin e tyre të mos ketë asnjë prani të forcave të rendit, pasi ndihen të dhunuar.

Një teori e ditëve të fundit, e cila qarkullon në rrethet e tifozërive, ka të bëjë me një dyshim të tyrin se kjo është vepër e drejtuesve të klubeve, Partizanit dhe Tiranës, në mënyrë që t'i përçajnë dhe që t'i pengojnë zërat kundër apo zërat protestues për zërat kundër mbarëvajtj­es së gjërave në klubet e tyre. Nëse është kështu, pra, duke e marrë të mirëqenë se është realisht kështu, së pari, tifogrupet duhet ta ngrenë zërin për këtë për faktin e thjeshtë sepse drejtuesit e klubeve ia kanë arritur qëllimit, pra, që t'i lënë ata jashtë. Kjo është zgjedhje e gabuar. Ashtu sikundër e konsideroj­më edhe këmbëngulj­en për të bojkotuar ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës, për shkak të

kartës së identiteti­t, gjithashtu është e ekzagjerua­r. Në respekt të thirrjes dhe parimit të ultrasve "pa fytyrë dhe pa emër", por, në fakt, me kartën e identiteti­t blihet një biletë në derbin e Milanos apo kudo në botë, apo me kartë identiteti blihet edhe një biletë në ndeshjen e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Së fundmi, ose tifozët duhet të jenë më specifikë në shpalosjen e shqetësime­ve dhe problemeve që kanë, ose kjo është praktikë e gabuar për faktin se nuk ndihmon skuadrën për të cilën bëjnë tifo dhe, së dyti, nisur nga ideja se është "plan" i klubeve për t'i penguar, atëherë vetë tifozët po iu japin të drejtë që ata t'ia arrijnë qëllimit. Ky lloj pretendimi nuk mund të shërbejë kurrsesi për disa persona që janë shpallur në kërkim, ultras që janë pjesë të të dy tifogrupev­e, si alibi e cila mban peng dy grupimet gjigante në futbollin shqiptar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania