Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, dosje kundër arbitrave: Jemi masakruar

"Dyshojmë që kanë ndërgjegje këta kamikazë dhe shefi i tyre"

- ERMAL SIKA

Flamurtari ka dalë dje me një dosje kundër arbitrave duke publikuar ndeshjet që, sipas klubit vlonjat, skuadra kuqezi është masakruar nga "bluzat e zeza". Fillimisht komunikata e klubit është marrë me 10 ndeshje. "Flamurtari­t sot i mungojnë shumë pikë vetëm nga ' gabimet' e arbitrave", thuhej fillimisht në reagimin e klubit në "Facebook", ndërsa më pas jepeshin detaje për penalltitë e padhëna në dy faza.

NDESHJET NËN AKUZË . Flamurtari-Luftëtari 0-0. Minuta e 14-t, ndërhyrje dyshe ndaj Danilo Alvesh dhe automatiki­sht 11- metërsh, por arbitri vazhdoi lojën.

. Vllaznia- Flamurtari 11. Jepet 11- metërsh pas një ndërhyrjej­e jashtë zone të Xhufos dhe, mbi të gjitha, nuk jepet penallti pas ndërhyrjes kundër Bicajt.

. Laçi- Flamurtari 1- 1. Dy prekje me dorë brenda zone, por arbitrit nuk i bëjnë përshtypje.

. Flamurtari- Kukësi 1- 1. Albi Alla shkakton 11metërsh, por përsëri arbitri nuk e dha, pasi "nuk" kish- te pamje. Gjithashtu një gol të anuluar.

. Flamurtari- Skënderbeu 1- 1. Mici shkakton 11metërsh, por përsëri nga arbitri nuk e dha, për mos të thënë Flamurtari­t iu mohua një gol shumë i rregullt.

. Flamurtari- Teuta 0- 0. Edhe pse topi ishte 20 centimetra brenda portës, asnjë nga arbitrat nuk e "pa".

. Flamurtari- Laçi 0- 1. Jepet 11- metërsh për kontakt jashtë zone, edhe pse kontakti ishte minimal. Nuk jep dy 11- metërsha të pastër për Flamurtari­n. I pari kundër Danilo Alvesh dhe i dyti kundër Xhufo.

. Flamurtari- Partizani 1- 0 ( kampionat). Duhen 3 prekje me dorë që të jepet një 11- metërsh. Siç e thotë edhe një shprehje popullore: "E treta e vërteta".

. Flamurtari- Partizani 1- 0 ( Kupë). Faulli i Kalarit kundër Danilo Alveshit, ku u pa qartë që nuk po interesohe­j për topin, por vetëm për lojtarin dhe përsëri nuk jepet 11- metërsh.

. Kukësi- Flamurtari 11. Minuta e 43- të, faull kundër Nedeljkovi­ç dhe automatiki­sht duhej dhënë 11- metërsh, por arbitrin e pengonte dielli që të shikonte. U dha një penallti për Kukësin, edhe pse kontakti ishte këmbë- dorë, distancë e afërt, ku, në shumicën e rasteve që Flamurtari­t nuk i janë dhënë 11metersha, është përdorur ky argument.

GABIMET "NJERËZORE" "Për të mos thënë për gabimet 'njerëzore', ku për fatin e mirë nuk ndikuan në ndeshje", vijon reagimi i klubit me paraqitjen rasteve.

. Në ndeshjen Teuta- Flamurtari 2- 3, 11- metërsh

me ndërhyrje jashtë zone.

. Partizani- Flamurtari 0- 1. Minuta e 92- të, ndërhyrja e Hoxhës duke shkaktuar 11- metërsh dhe prapë nuk u akordua.

. Flamurtari- Kamza 10. Ndërhyrje direkt në këmbët e Useinit dhe prapë nuk ishte 11- metërsh.

"Kjo do të thotë që 2, 3, 4 apo 7 rregullat për të dhënë 11- metërsha janë vetëm kriter, kur Flamurtari kërkon me të drejtë. Ndërsa për ekipet që ndeshen kundër Flamurtari­t ka vetëm një rregullore, shpejt ta japim 11-

metërsh sepse na iku buka nga duart.

Të gjitha këto janë vetëm rastet e konfirmuar­a nga moviola e çdo jave.

Lind pyetja? Sa pikë duhet të kishte sot Flamurtari, sa gola të pësuar do të kishte sot Adis Nurkoviç? Jemi kurioz, kaq i fortë është ky Tahir Kastrati? Përtej rregullore­s që gjasme e zbatojnë me fanatizëm, ku masat që merren për arbitrat janë reale, kërkojmë të dali dhe t'i thotë publikisht një herë të vetme çfarë masash apo dënime janë marrë për arbitrat përpara se t ' i ngelen në ndërgjegje, edhe pse dyshojmë që kanë ndërgjegje këta kamikazë. Pastaj, kur jeni duke i thyer rregullat për plot 18 javë në dëm të Flamurtari­t, bëjeni edhe një herë tjetër sepse nuk është çudi", përfundont­e komunikata për shtyp e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania