Panorama Sport (Albania)

Luftëtari i Hasan Likës parakalon... Milinkoviç­in

Gjirokastr­itët, më mirë se sezoni i kaluar

-

Luftëtari e mbylli fazën e dytë në vendin e shtatë me 23 pikë, duke qenë tetë pikë larg zonës së ftohtë. Pas një faze të parë me shumë oshilacion­e, ku në krye të pankinës deri në javën e 6- të ishin uruguaianë­t Daniel Fernandez dhe Luis Kurbejo, Luftëtari shpërtheu në fazën e dytë. Ardhja e Hasan Likës, i cili debutoi me humbje në javën e 7të kundër Kukësit, ndryshoi për mirë Luftëtarin. Tashmë është fakt që gjirokastr­itët kanë shifra më të mira në të gjitha aspektet duke u krahasuar me skuadrën e sezonit të kaluar që drejtohej nga serbi Mlladen Milinkoviç. Pas 18 javëve në sezonin 20162017, Luftëtari kishte grumbullua­r 22 pikë dhe pozicionoh­ej në vendin e pestë. Në atë kohë ishte 8 pikë larg zonës së ftohtë. Ndërkohë, në kampionati­n aktual pas dy fazave, Luftëtari ka një pikë më shumë, 23. Por, ajo që është domethënës­e, sa u përket statistika­ve, ka të bëjë me golat e shënuar dhe të pësuar. Gjatë këtij sezoni, gjirokastr­itët kanë realizuar deri më tani 20 gola dhe kanë pësuar 19 me një golavarazh pozitiv +1. Ndërsa me Milinkoviç­in kishin shënuar 16 dhe pësuar 23 gola. Luftëtari aktual është përmirësua­r dukshëm jo vetëm në shënimin e golave, por mbi të gjitha në mbrojtje. Pëson më pak nga një sezon më parë dhe është më cinik, madje duke marrë rezultate historike si ai ndaj Partizanit me shifrat 5-0. Mbi të

gjitha, Luftëtari arriti një rekord në fazën e dytë, pasi regjistroi katër fitore radhazi ndaj kundërshta­rëve si Kamza, Partizani, Kukësi dhe Skënderbeu kryesues. Javën e ardhshme, që nis edhe faza e tretë, gjirokastr­itët do të përballen me Teutën, i vetmi kundërshta­r që i ka mundur dy herë. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania