Panorama Sport (Albania)

Kamza, krisje me Raçiçin dhe braziliani­n Leo Lelis

Sulmuesi serb dhe mbrojtësi mund të largohen

-

Kamza bëri një performanc­ë të shkëlqyer në pjesën e parë të sezonit, duke e mbyllur në vendin e gjashtë me 26 pikë. Drejtuesit e klubit kanë mirëmenaxh­uar situatën duke mbajtur të karikuar skuadrën, që pësoi një ulje vetëm në fundin e fazës së dytë. Megjithatë, Kamza i ka kaluar të gjitha pritshmëri­të dhe natyrisht një meritë të madhe ka edhe trajneri Ramadan Ndreu. Mirëpo, jo çdo gjë shkon mirë në klub. "Panorama Sport" mëson se kohët e fundit ka pasur krisje të raporteve të drejtuesve me sulmuesin Stevan Raçiç dhe mbrojtësin brazilian, Leo Lelis. Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit të dy stonuan duke qenë larg pritshmëri­ve. Trajneri Ndreu e zëvendësoi braziliani­n dhe, mbi të gjitha, i faturoi një prej golave të pësuar, ku Kamza gaboi në qendër të mbrojtjes. Nga burime në klub mësohet se po shikohet mundësia që të prishet marrëveshj­a me të dy lojtarët. Mirëpo, merkatoja e janarit ka përfunduar dhe ende nuk mund të thuhet nëse lojtarët do të shkëputen që tani. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme. Kujtojmë që Raçiç ka shënuar 5 gola në pjesën e parë të sezonit duke qenë një pikë e fortë në sulmin e Kamzës. Serbi është konsiderua­r titullar i padiskutue­shëm, por rendimenti i tij në fazën e dytë nuk ka qenë i mirë. Nga ana tjetër, braziliani Lelis ka qenë zgjedhje e dytë për trajnerin Ndreu dhe vetëm pas largimit të kroatit Ivan Fushtar ka fituar një vend në formacion. Në ditët e ardhshme pritet të ketë zhvillime për të dy futbollist­ët.

 ??  ?? Stevan Raçiç
Stevan Raçiç
 ??  ?? Leo Lelis
Leo Lelis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania