Panorama Sport (Albania)

Hamiti gabon në Kukës, Vllaznia ankohet me të drejtë

Anësori Puto ndërpret dy aksione goli për shkodranët

-

Kategoria Superiore ka mbyllur fazën e dytë të kampionati­t dhe gabimet e arbitrave që kanë ndikuar në rezultatet e takimit nuk kanë munguar. Polemikat më të mëdha kanë qenë në ndeshjen e luajtur ne Kukës mes vendësve dhe Flamurtari­t, si dhe në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Skënderbeu­t.

SKËNDERBEU - VLLAZNIA 4-1 Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, P.Puto

- Rasti i parë i diskutuesh­ëm në ndeshjen e djeshme ka qenë në pjesën e parë të takimit, kur Vllaznia ishte në avantazh. Xhejms pason bukur për Souen brenda zone, por anësori Puto akordon pozicion jashtë loje. Në pamjet filmike duket qartë që pozicioni i Soues është i rregullt.

-Momenti i dytë është ai i 11- metërshit të fituar nga Skënderbeu në minutën e 60të. Gavazaj futet në zonë dhe kroson, por Berisha mundohet të gjuajë me kokë dhe e devijon topin me dorë. Vendimi i kryesorit me sinjalizim­in e anësorit Ganxhi është i rregullt.

- Rasti i fundit është ai i minutës së 89-të, kur Sukaj del përballë portierit Shehu, por anësori Puto sinjalizon pozicion të parregullt. Pamjet filmike tregojnë të kundërtën. KUKËSI - FLAMURTARI 1-1 Gjyqtarë: E.Hamiti, R.Çoka, R.Avdo / pas portave: B.Ziri, I.Myrtja - Në minutën e 82- të të takimit, Kukësi fiton një 11metërsh të shumë debatuar, pas një prekje me dorë të topit nga Pollozhani. Në pamjet filmike duket qartë se prekja me dorë e topit ka qenë evidente dhe arbitri ka marrë vendimin e duhur për ta ndëshkuar ekipin vlonjat. Mbrojtësi Pollozhani nuk e ndalon topin me këmbë fillimisht, por ai përplaset në tokë dhe i shkon në dorë. Duket sikur dora është në pozicion natyral, por në fakt e ndihmon lojtarin e Flamurtari­t për ta zotëruar topin dhe për ta larguar nga zona. Arbitri, me të drejtë, e ndëshkon lojtarin edhe me karton të verdhë.

- Në minutën e fundit të pjesës së parë është një pretendim i vlonjatëve pas një kontakti në zonë mes Nedjelkovi­çit

dhe Musollit. Ky i fundit e shtyn me dorë dhe duhet të akordohej 11metërsh.

-Në minutën e tetë, Kukësit i mohohet një faull në hyrje të zonës, kur Musta godet në këmbën e Gurit. Por, ky i fundit falet nga gjyqtari në minutën e 53-të, kur i ndërhyn me takë mesfushori­t Sidibe.

- Elis Bakaj gjithashtu meritonte karton të verdhë, kur në minutën e 15-të godet topin me forcë jashtë fushës, pasi loja ishte ndërprerë nga

kryesori për rivënie fundore. Bakaj kërkon falje dhe Hamiti nuk e fut dorën në xhep.

-Nuk ndodh e njëjta gjë për Flamurtari­n, pasi Siljanovsk­i ndëshkohet që në start, ashtu si më vonë Musta, Sidibe dhe të gjithë me radhë. Ky i fundit merr 2 të verdhë për ndërhyrje nga pas në fundin e ndeshjes, por ndëshkimi duhej të ishte shmangur nga kryesori i takimit. LAÇI-TEUTA 0-0

Gjyqtarë: J.Xhaja, O.Ferhataj, R.Shaba (Tiranë)

- I vetmi rast i diskutuesh­ëm në këtë ndeshje ka qenë ai i minutës 29 të takimit, Rexhinaldo arrin të gjejë rrugën e rrjetës për Laçin, por anësori Shaba ka akorduar për pozicion jashtë loje. Në bazë të pamjeve filmike, vendimi i tij ka qenë i drejtë. Sulmuesi do të realizojë në të 29- tën, por goli është i pavlefshëm, pasi asistenti Shaba ka vepruar drejt duke akorduar pozicion jashtë loje.

LUSHNJA - LUFTËTARI 0-0 Gjyqtarë: K.Meta, D.Rexha, R.Dobruna 61' Sulmuesi i Lushnjës, Canka, rrëzohet në zonë pas një dueli me mbrojtësin e Luftëtarit, Jakovljevi­ç. Gjyqtari Meta ndalon lojën dhe jep karton të verdhë ndaj sulmuesit për simulim. Vendim i drejtë i kryesorit. PARTIZANI - KAMZA 2-1

Gjyqtarë: A.Koçi, F.Lamaj, H. Lisaku

Në këtë ndeshje nuk ka pasur raste për moviolë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania