Panorama Sport (Albania)

Kraja: Po e shtyjmë ekipin drejt rënies!

-

Humbjet radhazi të Vllaznisë kanë bërë që kritikat ndaj ekipit, trajnerit dhe drejtuesve të mos rreshtin prej ditësh. Mirëpo, ka edhe shkodranë, të cilët mendojnë se kjo situatë veçse i bën dëm klubit. Ervis Kraja, një ish-mbrojtës që prej dy vitesh drejton Vllazninë B, aktualisht pjesë e Kategorisë së Parë, ka lëshuar një mesazh shumë domethënës përmes faqes zyrtare në "Facebook". Kraja u bën apel shkodranëv­e që t'i qëndrojnë pranë Vllaznisë në këto momente, pasi për ta sulmuar atë është gjëja më e lehtë. "Kemi shumë probleme nga të gjitha anët, po a ban me më tregu dikush kujt i shërben ky negativite­t që po shfaqet prej disa kohësh, ka dëshirë dikush të biem nga kategoria? Ka dëshirë dikush të rregullojn­ë interesat personale? Vllaznia është e të gjithëve e ta ndihmojmë në momente të vështira siç është tani, e siç ishte vjet, kur u çua i madh e i vogël ta mbështeste. Kujt i shërben kjo që po ndodh me Vllazninë? Pse u dashka të presim ndeshjen e fundit me shku në stadium? S'di, ndoshta gabohem, po duhet punuar shumë që tifozët të vijnë në stadium. Ndoshta dhe zbutja e disa njerëzve do ishte mirë për futbollin shkodran e për ekipin e Vllaznisë. Vllaznia është e Shkodrës, me profesorin, pa profesorin, me këta futbollist­ë, pa këta futbollist­ë. Prandaj mendimi im personal, duhet mbështetur e jo ta shtyjmë ekipin drejt Kategorisë së Parë. Zoti na ndihmoftë e na afroftë më shumë me njëri-tjetrin", shkruante ndër të tjera trajneri aktual i ekipit B të Vllaznisë. Kraja u është përgjigjur edhe komenteve të tifozëve të ndryshëm, duke u bërë apel që të vijnë në stadium dhe të mbështesin skuadrën, pasi duke e braktisur atë, veçse dëm i bëjnë në këtë moment të vështirë që po kalojnë. "Nuk kanë faj tifozët, por në këtë moment duhet të jemi të gjithë bashkë për Vllazninë", është apeli i Krajës për shkodranët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania