Panorama Sport (Albania)

Dedja: Lushnja ime fiton ndaj shkodranëv­e

Trajneri merr zemër pas barazimit me Luftëtarin: Tifozëve ua shpërblejm­ë të shtunën

-

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, e shikon pozitivish­t të ardhmen e skuadrës verdhejesh­ile. Në një bisedë për "Panorama Sport", ai theksoi se, pas dy barazimeve radhazi, skuadra synon të mbërrijë te fitorja. "Kuptohet, unë isha i bindur që skuadra ka rritje. Që në periudhën përgatitor­e, pra, më 5 janar, që jemi grumbullua­r në Durrës. Kisha besim shumë te kjo skuadër dhe vazhdoj të kem besim. Pavarësish­t rezultatit 0-0 në fushën tonë, mendoj se me Luftëtarin pikët i kemi humbur ne. Por, duke parë që skuadra gjirokastr­ite vinte pas katër fitoreve radhazi, me lojtarë shumë cilësorë brenda, jam i kënaqur me lojtarët, pasi që të gjithë pa përjashtim i kryen detyrat më së miri. Me ndonjë gabim të vogël, por sërish them se jam i kënaqur, duke filluar nga kapiteni Sefa dhe me radhë te portieri, mbrojtësit, që nuk u lanë hapësira kundërshta­rëve për të na goditur. Ajo kuptohet kur mobilizohe­sh për këta kundërshta­r, që janë të shpejtë në kundërsulm. Me më tepër kujdes për veprimet mbrojtëse e kishim të vështirë për të dalë te goli. Patëm mundësi, por nuk ia dolëm. Megjithatë, unë jam i kënaqur", është shprehur fillimisht Dedja. Ndërkohë, të shtunën Lushnja pret në një "finale" mbijetese Vllazninë. Trajneri shkodran beson se do arrijë të thyejë skuadrën që, dy dekada më parë, e ka nxjerrë kampione. "Kjo lojë më jep shpresë. Edhe një herë e përsëris që kishim nevojë për pikët e plota, por mendoj që ditën e shtunë skuadra do të mbërrijë te fitorja pas dy barazimeve radhazi. Gjej rastin të falënderoj spektatori­n lushnjar që na u afrua dhe na mbështeti. Pra, ka be- sim te ne dhe do t'ia shpërblejm­ë. Gara e Lushnjës për mbijetesë është reale. Është shumë e mundur. Nuk e them sepse drejtoj Lushnjën, por janë vetë këta lojtarë, me përgatitje­n, me stërvitjen, që janë të gatshëm për gjithçka, duke më lënë për të shpresuar deri në fund. Pa diskutim që në ndeshjen e radhës do të synojmë vetëm tri pikët", përfundoi kreu i pankinës lushnjare. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania