Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu i Durrësit apo i Korçës?

Ekipi kthehet pas 50 ditësh në shtëpi dhe gjen të papërgatit­ur tifozët në seancën e parë

-

Pas fitores në Shkodër kundër Vllaznisë dhe lojës së mirë të zhvilluar në këtë takim, në radhët e Skënderbeu­t janë larguar hijet e Gjirokastr­ës. Ajo humbje e turpshme e korçarëve tashmë duket vetëm si një kujtim i largët, një ëndërr e keqe, që askush nuk do ta kujtojë. Ekipi është kthyer në Korçë pas më shumë se një muaji e gjysmë "arratisje", sa në Antalia të Turqisë, aq edhe në "Tropikal" të Durrësit. Plot 50 ditë larg juglindjes, Skënderbeu dukej më shumë si një ekip i Durrësit sesa i Korçës së titujve kampion. Pritja ka mbaruar tashmë, bardhekuqt­ë rikthehen në stadiumin e lavdive dhe këtë e bëjnë ditën e hënë, kur në orën 15:00 kanë dalë në seancën e parë stërvitore. Një kthim jo i lajmëruar nga klubi, aq sa nuk ka pasur shumë tifozë në pritje të bardhekuqv­e, por dita e sotme mund të jetë ndryshe. Skënderbeu është në Korçë, ku ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore. Pas 50 ditësh, ekipi dukej po i njëjti nga humori dhe pozita në renditje. 8 pikë larg kundërshta­rit i japin Skënderbeu­t luksin për të qenë i qetë dhe për ta pritur qetësisht ndeshjen e fundjavës ndaj vendit të dytë. Në Korçë mbërrin Skënderbeu, por "ujqërit" kërkojnë arratinë nga ekipi i tyre. Një fitore në fundjavë ndaj Flamurtari­t do të thotë një dorë mbi titull, pasi diferenca shkonte në +11 pikë. Shumëkush e di këtë, por mbi të gjitha lojtarët që janë të bindur për forcën e tyre. Korça përqafon Skënderbeu­n pas 50 ditësh, ndërsa lojtarët kërkojnë fitoren në premierën e vitit 2018 nga Korça. Të premten luhet Skënderbeu-Flamurtari, një sfidë ku gabimet janë të ndaluara. Deri atëherë, gjithçka në kampin bardhekuq vërtitet rreth kësaj ndeshjeje. Ll. Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania