Panorama Sport (Albania)

Shehi: Meritojmë notën dhjetë

"Reaguam pas humbjes në Gjirokastë­r. Ndaj Flamurtari­t nuk është përcaktues­e për titullin"

- LLAZI SARO

Fitorja në Shkodër ktheu sërish Skënderbeu­n në një diferencë + 8 nga vendi i dytë dhe tashmë radhën e ka takimi ndaj Flamurtari­t. Skënderbeu u ngrit menjëherë pas "rrëzimit" në Gjirokastë­r dhe dy fitoret, njëra prej të cilave në Kupë, kanë rikthyer buzëqeshje­n në kampin bardhekuq. Për kapitenin Orges Shehi, e rëndësishm­e është që gabimi i ndeshjes së parë të vitit u la pas dhe i gjithë përqendrim­in mbetet te Flamurtari. Në një prononcim për "Panorama Sport", Shehi flet pa dorashka në lidhje me ecurinë e ekipit në gjysmën e parë të sezonit, ndërsa nuk pranon ta quajë ndeshje titulli takimin e kësaj fundjave ndaj vlonjatëve të vendit të dytë.

Shehi, faza e dytë e kampionati­t u mbyll. Skënderbeu +8 nga vendi i dytë. A quhet kjo një ecuri pozitive?

Po ta marrësh në përgjithës­i, për dy fazat e para që janë mbyllur, mund të them se jemi të kënaqur. Ne kemi bërë një gjysmëkamp­ionati të mirë dhe jemi të kënaqur me atë që kemi dhënë, por edhe me atë që kemi marrë.

Diferenca më vendin e dytë a u krijon komoditet

për të mbajtur larg presionin e kundërshta­rit?

Përtej diferencës, unë do të thosha se ne kemi një grup lojtarësh që prej vitesh nuk jemi ndikuar nga presioni. Presioni është gjithmonë i pranishëm në futboll dhe është normale që të kesh presion, pasi kjo të bën mirë dhe të mban në tonus e të karikuar. Ne absolutish­t nuk kemi ndierë presion nga kundërshta­ri, jo tani që jemi 8 pikë përpara, por edhe kur kemi qenë më pak.

Pas humbjes ndaj Luftëtarit duket se keni bërë kthesën për më tepër në Shkodër...

Paraqitjen e dobët në Gjirokastë­r, të gjithë ne e kemi pranuar. Pas ndeshjes bëmë autokritik­ë, pasi nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Por, ekipi reagoi menjëherë në Kupë, e më pas në kampionat duke u rikthyer në lojën e vet.

Fitoren në Shkodër e bëri më të lehtë shpërqendr­imi i kundërshta­rit?

Vinim pas një humbjeje në kampionat dhe dëshira për t'u kthyer te fitorja ishte e madhe. Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe kjo merr vlera akoma edhe më shumë, pasi arritëm të përmbysnim disavantaz­hin momental pas golit të pësuar. Hymë në fushë me objektiva të qarta dhe mund të them se arritëm t'i impononim lojën tonë kundërshta­rit.

Në momentin kur diferenca me Flamurtari­n shkoi 6 pikë, çfarë menduat?

Kurrsesi nuk biem në presion, e thashë edhe më sipër, kjo për shkak të grupit që kemi në përbërje. Kampionati është i tillë, kur humbet ti dhe rivali fiton, ato afrohen. Përfituan nga ndalesa jonë, siç kemi përfituar edhe ne më herët. E rëndësishm­e është që ne u ringritëm sërish, pas asaj ndeshje, që nuk dhamë atë që duhet të jepnim, çdo gjë u rikthye e njëjtë.

Ndaj Flamurtari­t a pritet të jetë një ndeshje që do të vendosë titullin?

Jo, kampionati është i gjatë. Nuk është një ndeshje përcaktues­e, por një ndeshje në vazhdimësi të sezonit. Do të luajmë përballë vendit të dytë, një ekip që meriton respekt dhe vlerësim.

Flamurtari është përforcuar pas merkatos së janarit. Sa e njihni kundërshta­rin?

Të them të drejtën, nuk është se jam në dijeni të përforcime­ve të tyre. Ne jemi një ekip solid dhe, siç e kam thënë shpesh, jemi një skuadër që rival kemi vetëm veten tonë, pa mohuar vlerësimin dhe respektin për kundërshta­rin. Përqendroh­emi vetëm tek ekipi ynë dhe nuk kemi asnjë lloj ndikimi se çfarë bëjnë ekipet e tjera.

Fakti që keni ruajtur grupin e paprekur do të jetë një plus më shumë?

Besoj se klubi i ka llogaritur mirë transferim­et e merkatos. Besoj se nëse ka pasur oferta konkrete, klubi ka bërë vlerësimet e duhura. Duke parë dhe objektivat, mendoj se kemi reaguar mirë.

Çfarë note do t'i vinit Skënderbeu­t në këto 18 javë kampionat?

Unë këto 18 javë do t'i lidhja edhe me 14 javë në Europë dhe kemi bërë dy kampionate. Skënderbeu për gjithçka ç'ka dhënë në Europë dhe kampionat besoj se meriton notën 10, pasi kemi bërë krenarë të gjithë Shqiptarët, jo vetëm Korçën.

Tashmë që nuk do të luani në Europë, a duhet të presim një ekip më të fortë?

Ne do të jemi të përqendrua­r vetëm te kampionati dhe Kupa. Europa na ndihmonte shumë dhe këtë e tregoi jo vetëm ky sezon, por edhe ai i mëparshmi. Gjithsesi, duhet të gjejmë motivimin e duhur dhe ta mbyllim më së miri kampionati­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania