Panorama Sport (Albania)

Akuza dhe vendime të dyshimta, në lojë hyn presioni

-

Një miks mes dhunës, presioneve, akuzave dhe vendimeve të dyshimta të FSHF-së. Situata në Kategorinë e Parë është pak a shumë e njëjtë me atë të viteve të tjera. Ka shumë pak gjasa që në këtë periudhë, kur mbeten edhe katër javë nga fundi i fazës së dytë që përcakton më pas edhe ndarjen e ekipeve në dy grupe në fazën e tretë, situata të jetë e qetë. Por, këtë herë, duket se zgjedhjet për kreun e Federatës dhe organet e tjera drejtuese që do të zhvillohen nesër, duket se po ndikojnë edhe më shumë dhe gara mund të humbasë disi seriozitet­in. Pas shtyrjes së ndeshjes së prapambetu­r mes Shënkollit dhe Bylisit, që ishte planifikua­r të luhej në mesjavën e kaluar, për shkak se lojtarët ballshiotë ishin helmuar, këtë herë është Kastrioti që ka pretendime. Në një kohë që sfida KorabiKast­rioti duhej të luhej normalisht të shtunën si të gjitha ndeshjet e tjera, në mënyrë të beftë, ditën e premte, vjen vendimi që takimi të shtyhej për të hënën. Shkak për këtë u bë kërkesa e klubit krutan, pasi një pjesë e futbollist­ëve të skuadrës ishin të sëmurë me grip. Madje, klubi i Korabit reagoi me ironi në lidhje me këtë çështje duke pretenduar se u lajmëruan me vonesë, në një kohë që kishin mbërritur në Dibër dhe u akomoduan në hotel. Vendim i dyshimtë i FSHFsë. Në ndeshjen e djeshme në Peshkopi, Kastrioti fiton 1-0 me gol të Kabirut. Krutanët thellojnë diferencën në +10 me Egnatian e vendit të dytë dhe janë në rrugën e duhur drejt rikthimit në Superiore. Në këtë ndeshje nuk mungon tensioni dhe ndërhyrjet horror. Rrogozhina­sit, që janë rivalët më të afërt të krutanëve, janë mundur në Lezhë nga Besëlidhja. Një sfidë me shumë kontestime dhe përplasje edhe në këtë sfidë, ku vendoset nga goli i serbit Kosta Bajiç, që u jep lezhjanëve 3-pikëshin. Besa është duke përjetuar sezonin e vet më të vështirë. Kavajasit nuk po arrijnë të dalin nga gjendja e vështirë. Të shtunën, verdhezinj­të pësuan humbjen e pestë radhazi në kampionat ku u mundën në fushën e tyre nga Burreli. Besa rrezikon seriozisht rënien, ndërsa matjanët kanë nisur të rikuperojn­ë pikët që nuk i morën dot në pjesën e parë të kampionati­t. Dinamo po bind nga java në javë. Skuadra ka bërë disa ndryshime në merkaton e janarit dhe duket se gjërat po funksionoj­në mirë. Blutë fituan në ndeshjen ndaj Vllaznisë B të luajtur në Pezë. Tashmë, skuadra është seriozisht në garë për të kapur 5-shen e parë. Në Pukë luhet vetëm 27 minuta në ndeshjen mes Tërbunit dhe Erzenit, ku shijakasit udhëheqin 2-1. Më pas një ciklon me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë e bëjnë të pamundur vazhdimin. Tre lojtarë të Erzenit përfundojn­ë në spital për shkak të motit. Në Grupin B, Tirana vazhdon të mos njohë rivalë. Bardheblut­ë fitojnë në transfertë­n e Cërrikut me rezultatin 2-1. Edhe pse gjendet në disavantaz­h, Tirana përmbys gjithçka dhe vazhdon të udhëheqë grupin. Në Ballsh ka tension, përplasje dhe akuza për dhunë. Bylisi fiton me vështirësi ndaj Tomorit me një gol të Granados në minutat e fundit. Ndërsa, beratasit akuzojnë se u është dhunuar shoferi i autobusit dhe vendësit kanë ushtruar presion psikologji­k ndaj lojtarëve miq dhe gjyqtarit. Apolonia ndalet më në fund pas fitoresh radhazi duke u mundur 2-0 në Peqin nga Shkumbini. Pogradeci surprizohe­t në fushën e vet nga Iliria, ndërsa Naftëtari gjen fitoren e dytë në kampionat duke shkatërrua­r Shënkollin 5-2. Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania