Panorama Sport (Albania)

“Na mundi arbitri, Troisi sillej si amator”

Mesfushori Myzyri: Po na e shpifin futbollin, ishte turp!

- ERIS SYLYKU

Berion Myzyri është tejet i irrituar me atë që ndodhi në Ballsh, duke thënë se ndeshjen e vendosi arbitri dhe të gjithë ata që e inkurajuan për të shkelur rregullore­n. Në një prononcim për "Panorama Sport", mesfushori i Tomorit flet në lidhje me atë që ndodhi, teksa etiketon trajnerin Marselo Troisi si një amator që nuk ia di rëndësinë postit që ka. Myzyri është shprehur se nuk do të ketë aspak mëshirë për skuadrën ballshiote në ndeshjen e ardhshme që do të luhet në Berat.

MYZYRI

"Dëshira për të parë një futboll të bukur në kampionati­n tonë po zbehet gradualish­t. Është për të ardhur keq që në vitin 2018 ekzistojnë akoma presionet psikologji­ke ndaj lojtarëve kundërshta­rë, por dhe gjyqtarëve. E megjithëse këta të fundit e 'baltosin' në shumicën e rasteve dhe pastaj ankohen për dhunë. Një gjyqtar duhet të marrë parasysh çdo gjë përderisa merr përsipër të gjykojë një ndeshje futbolli, ose në të kundërt të merret me diçka tjetër që mund t'i përshtatet. Ndeshjen ndaj Bylisit e vendosi totalisht arbitri me të gjithë ata që e inkurajoni­n për të 'shkelur' rregullore­n. Kjo është e papranuesh­me. Ajo skenë e turpshme duhet të kalojë në Komisionin e Disiplinës, pasi në të kundërt është e kotë që luajmë. Sakrifikua­m deri në minutën e 88të me të gjitha mundësitë që të mos pësonim gol, mirëpo pastaj është parë një presion psikologji­k i paparë ndaj të gjithëve, ku mund të mendoje se mos ndoshta gabimisht kishim vajtur në Serbi dhe jo në një prej qyteteve tona. Ajo që më ka çuditur më shumë ka qenë amatorizmi i trajnerit Marselo Troisi, i cili nuk ia di aspak rëndësinë postit që mban. Thua sikur të ishte një tifoz i irrituar prej rezultatit të skuadrës që hidhet në fushën e lojës për të bërë 'gjëmën'. Bylisin e kemi pritur në Berat dhe Kuçovë, ndaj në asnjë mënyrë nuk duhet të ishin sjellë ashtu. Gjithsesi, në ndeshjen që do luajmë në Berat, nuk do të tregojmë aspak mëshirë për ata", u shpreh në prononcimi­n e tij për gazetën mesfushori i skuadrës beratase, Myzyri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania