Panorama Sport (Albania)

trioti njeh ri ë ie or i

Fitoren e endos një supergol i abirusë dibranët protestojn­ë ashpër për gj"kimin

- FATMIR ZHUZHI

Kastrioti duket se nuk di të ndalet në këtë sezon, pasi dje ka arritur të triumfojë në transfertë­n ndaj Korabit me rezultat minimal. Ekipit të drejtuar nga Nikaj i ka mjaftuar një supergol i shënuar nga Kabiru 1H minuta nga fundi. Me këtë fitore, Kastrioti e sheh 10 pikë larg vendin e dytë që mbahet nga Egnatia duke hedhur një hap të sigurt drejt ngjitjes në Kategorinë Superiore. Ndërsa Korabi vazhdon të vuajë në fundin e klasifikim­it, ku rrezikon shumë. Gjithsesi, në ndeshjen e djeshme, dibranët kanë pasur rezerva për gjykimin, që, sipas tyre, i ka penalizuar.

P8ESA E PAR7 - Korabi e ka nisur mjaft mirë takimin dhe, me objektivin e vetëm për të fituar ndeshjen, është hedhur në sulm që në minutat e para të saj, por pa arritur të finalizojn­ë siç duhet. Murrja, Vatnikaj dhe Hyseni nuk do të jenë të saktë në goditjet e tyre, gjë që u ka dhënë mundësi miqve që, me kalimin e minutave, të fitojnë terren dhe të jenë të rrezikshëm. Gjithsesi, deri në minutën e 44-t do të kemi një lojë të fortë në mesfushë. Një minutë para fundit të pjesës së parë, Malindi ka shansin e artë për të kaluar ekipin e tij në avantazh, por është shtylla pingule ajo që i mohon golin.

P 8 ESA E D 9 T 7 - Me fillimin e pjesës së dytë të takimit, loja bëhet edhe më e fortë duke qenë se të dyja skuadrat kërkojnë të shënojnë golin e fitores. Nuk mungojnë as kartonët, ku Veliaj i skuadrës vendëse del me kartonë të kuq dy minuta pasi

miqtë realizojnë golin e avantazhit. Kabiru realizon një roveshatë mjaft të bukur duke realizuar golin e fitores. Pas këtij momenti, Veliaj ndëshkohet me kartonë të kuq pas protestave të gjyqtarit të takimit, pas një ndërhyrje të rëndë që një prej lojtarëve të Kastriotit

ka bërë në drejtim të Ardit Osmanit. Kaq është dashur që në fushë të ketë tension, por gjithçka është zgjidhur në pak minuta. Me një lojtar më pak në fushë, vendësit mundohen në minutat e mbetura të takimit që të barazojnë shifrat, por e kanë të pamundur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania