Panorama Sport (Albania)

Spaleti kërkon ‘kurën’ antikrizë, studion rombin ose 3-4-1-2

-

Dy muaj makthi dhe një dritë të vogël atje në fund: Rafael Alkantara do Nashimento! 24vjeçari brazilian lëshoi sinjale kuraje në gjysmëorës­hin e fundit të Inter-Krotone: kontroll "të edukuar", shpejtësi në mendim, personalit­et dhe impakt të menjëhersh­ëm për dikë që ka luajtur vetëm pak minuta në tetë muajt e fundit. Skuadra e Spaletit është e varfër për nga talenti dhe personalit­eti në përgjithës­i, mbi të gjitha në repartin ofensiv dhe Rafinja, për momentin, është në fakt e vetmja shpresë për Interin që të rinisë me forca të besueshme në garën e Ligës së Kampionëve. Sigurisht, djaloshi nga San Paolo duhet të rikthehet sa më shpejt së paku në 80% të formës fizike, me një minutazh gjithmonë e më të lartë dhe një formacion të dizajnuar apostafat për "ta mbrojtur". SPALETI, TANI NDRYSHO! Skuadër e ngadaltë, aspak brilante dhe me pak ide për të dalë në sulm: dhe ja një përshkrim i Interit të dy muajve të fundit. Shumë të parashikue­shëm Ikardi me shokë, kundërshta­rët i kanë gjetur tashmë "ilaçin" sistemit të Spaletit: mjafton të bllokosh krahët dhe të krijosh dendësi në mesfushë, me zikaltrit që nuk e kanë aftësinë të krijojnë nga hiçi superiorit­et numerik. Nevojitet, pra, një "frymë" e re dhe një injektim entuziazmi që vetëm një ndryshim sistemi mund ta sjellë. Do shqyrtohet, pra, një kalim i mundshëm te "rombi", sistem i thjeshtë për t'u "metabolizu­ar", ndoshta edhe zgjedhja më e mirë për vetë Rafinjën. Njëmbëdhje­tëshja fillestare do ishte e tillë: Handanoviç në portë; Kanselo, Lisandro Lopez, Miranda e D'Ambrozio në prapavijë; Shkrinjar përpara mbrojtjes ( sllovaku në atë rol luan me përfaqësue­sen e tij); Vesino e Galjardini në mesfushë; Rafinja pas krahëve të Ikardit e EderitHipo­teza 3-4-12: Handanoviç; D'Ambrozio ( Lisandro Lopez), Shkrinjar e Miranda; Vesino- Galjardini "diga"; Kanselo e Dalbert në krahë; Rafinja gjithmonë në mbrështetj­e të "pykave" Ikardi e Eder. Gjithçka në pritje që Perisiç e Kandreva të rikthehen në kushte të pranueshme, ndoshta në kohë për derbin e programuar pas katër ndeshjeve, më 4 mars.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania