Panorama Sport (Albania)

Shilton nuk e fal Maradonën: S'e takoj po nuk kërkoi falje

Portieri anglez i mban ende mëri "Dorës së Zotit"

-

U kërkoi ndihmë tifozëve pak ditë më parë ( 62% votuan kundër) dhe duket se legjenda e portës angleze, Peter Shilton e ka marrë vendimin e tij për të mos e takuar Diego Armando Maradonën. 68-vjeçari, i cili me 125 ndeshjet e tij për "Tre Luanët" mban rekordin e prezencave me kombëtaren, nuk ia ka falur ende golin me dorë që argjentina­si i shënoi në Botërorin e Meksikës 32 vite më parë. Ai gol do të mbetet një plagë e hapur për të gjithë tifozët anglezë, si ata që e përjetuan drejtpërdr­ejt dramën e kombëtares, edhe ata që kanë gjithçka të treguar dhe me imazhe nga interneti. REFUZON FTESËN - Maradona e ftoi Shiltonin për një darkë në qershor, por ish-portieri i Notingem Forestit dhe Leiçester Sitit nuk është gati t'i përgjigjet asaj pozitivish­t. Ai thotë për "The Sun" se do ta takojë Maradonën vetëm nëse ai kërkon falje për mashtrimin e madh në çerekfinal­en e Botërorit Meksikë 1986. Argjentina e eliminoi Anglinë pas fitores 2-1 (Maradona 51', 55' / Lineker 81') në stadiumin "Azteca", katër vite pas luftës së dy vendeve për Ishujt Falkland. "Një pjesë e imja më thotë të mos i mbaj më mëri, por pjesa tjetër më thotë se nuk duhet ta takoj. Por, nëse pranoj ta takoj, ai duhet të më kërkojë falje. Ishim të dy kapitenë atë ditë. Por kanë kaluar shumë vite". ENDE I ACARUAR - Shilton e ka refuzuar takimin me "El Pibe de Oro" edhe në Abu Dhabi në vitin 2012. Në një intervistë në vitin 2016, Shilton tha se po t'i shtrëngont­e dorën Maradonës, do t'i përzihej. Por një ndjesë nuk duket aspak afër nga ishkolegu i tij. "Nuk më vjen keq që shënova me dorë. Nuk më erdhi atëherë, jo më pas 30 vitesh dhe as në shtratin e vdekjes", ka shkruar Maradona në një libër të fundit.

 ??  ?? Peter Shilton dhe Maradona gjatë aksionit të golit me dorë në çerekfinal­en e Meksikë 1982
Peter Shilton dhe Maradona gjatë aksionit të golit me dorë në çerekfinal­en e Meksikë 1982
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania