Panorama Sport (Albania)

Zbardhet biseda, arbitri e dha penallti pa e parë

Xhonatan Mos: Po e jap 11-metërsh shokë, por s’pashë gjë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zbardhet e plotë biseda mes gjyqtarit kryesor Xhonatan Mos dhe anësorit Edi Smart në "Anfield Road", gjatë konsultës së arbitrave për akordimin e penalltisë së parë për Totenhemin në minutën e 85-të. Spërsat fituan dy penallti të kontestuar­a të dielën, e para në minutën e 85-të, kur Kejn u duk se u nis në pozicion të parregullt, por arbitrat patën dyshime nëse Lovren e preku topin apo jo. Mos e akordoi fillimisht penalltinë, por pas protestave të lojtarëve të Liverpulit, ai shkoi të konsultohe­j me anësorin. Të dy nuk ishin aspak të sigurt për vendimin që morën, por ritransmet­imi i pamjeve u dha të drejtë.

Asistenti Smart- Mosit: "Gjithçka dua të di, është nëse Lovren e preku topin apo jo? Nëse nuk e ka prekur topin është pozicion jashtë loje. Duhet të jetë pozicion jashtë loje nëse Lovren nuk e ka prekur topin".

Kristian Eriksen: "Ai e preku topin".

Emre Xhan: "Nuk e preku". Smart: "Nuk jam i sigurt nëse e preku apo jo topin. Kjo është pyetja që po bëj".

Mos: "Fol përsëri me mua". Smart: "Dua ta sqaroj nëse Lovren e preku topin apo jo. Nëse e bëri, është një veprim i paramendua­r dhe është penallti. Nëse nuk e bëri, atëherë është pozicion jashtë loje".

Mos: "Nuk ia kam idenë nëse Lovreni e preku topin apo jo. Martin, pe gjë ti?".

"Po e jap penallti

Mos-Smartit: shokë".

Kejn gaboi nga pika e bardhë, por në minutën e 95të Spërsat fituan një tjetër penallti që, këtë herë, do të vuloste barazimin 2- 2 me protestave të Liverpulit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania