Panorama Sport (Albania)

Boston përmbys Portland “in extremis”

Los Anxhelos Lejkërs surprizojn­ë Oklahomën, fiton me përmbysje

-

Ndeshjet e luajtura gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë fitore në sekondat e fundit dhe të gjitha me përmbysje. Kështu, fitorja e Boston në sekondat e fundit 97-96 ndaj Portland, ka bërë që të mbrojë pozitat në krye të renditjes në Konferencë­n e Lindjes. Ka qenë një fitore "in extremis" e skuadrës së Sëlltiks, që përmbysi një avantazh të lehtë që kishte arritur skuadra mike, e cila tentoi surprizën. Horford realizoi 22 pikë e 10 topa në tabelë për Boston, duke qenë shënuesi më i mirë (Iruing ishte pushim), ndërsa për Portlandin nuk mjaftuan 22 pikët e Mek Kollum dhe 21 të Lilard për të evituar humbjen. Jashtë fushe ka fituar edhe skuadra e Lejkërs, që befasoi Oklahomën, duke fituar 108-104, një rezultat surprizë ky. Uestbruk realizoi 36 pikë për Oklahomën, mbështetur edhe nga Xhorxh me 26, por që mbetën vetëm për statistikë. Të pestë titullarët e Lejkërs realizuan mbi 13 pikë, duke bërë që kolektivit­eti të ishte arma fituese e këtij takimi dramatik. Me fitore ka dalë edhe skuadra e Miluoki, që mundi 10994 Bruklin, me 28 pikë të Bledsoe. Sharlot, falë 22 pikëve të Batum, mundi 115-110 Foniks, sfidë ku miqtë përmbysën në minutat e fundit një avantazh prej 20 pikësh të vendësve. Në sekondat e fundit triumfon edhe Atlanta, që mposhti 99-96 Nju Jork, sfidë emocionues­e deri në fund. Bazemur realizoi 19 pikë për Atlanta, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Porzingis për njujorkezë­t. Fiton edhe Toronto, 101-86 ndaj Memfis, sfidë ku diferencën e bëri Vrajt me 15 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania