Panorama Sport (Albania)

Filadelfia fiton “Super Bowl”

Xhastin Timberleik dhe Ledi Gaga hapën shfaqjen, performuan para 67 mijë tifozëve

- Përgatiti: ABDULLA DUSHKU

‘ The Philadelph­ia Ea gles" kanë arritur mbrëmë një fitore historike në ndeshjen finale për edicionin e 52-të të "Super Bowl" të NFL, kundër "New England Patriots" të Bostonit, me rezultatin 41-33 në "US Bank Stadium" Mineapolis. Shqiponjat e Filadelfia­s, një ekip profesioni­st i futbollit amerikan me qendër në Pensilvani, konkurrojn­ë në Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL) si një klub anëtar i ndarjes Lindore të Konferencë­s Kombëtare të Futbollit (NFC) të ligës amerikane. Ata janë kampionët e tanishëm të "Super Bowl", duke festuar suksesin e tyre të parë në NFL. Më herët ata nuk e kishin fituar asnjëherë këtë titull, edhe pse kanë dalë 3 herë në finale, më 1948, 1949, 1960. Kjo është hera e parë që skuadra e Filadelfia­s fiton këtë trofe me një rezultat disi surprizë, pasi Nju England e ka fituar këtë trofe 6 herë dhe ishte një favorite e padiskutue­shme. Loj- tari Nik Fols fitoi trofeun "MVP" si lojtari më i mirë, duke fituar duelin me Tom Bredi, që ishte pretendent për këtë çmim. Një ndeshje, që ishte një spektakël dhe me emocione të mëdha deri në fund, duke argëtuar spektatorë­t. Këtë radhë, skuadra nga Bostoni dhe "quarterbac­k"-u i saj Tom Bredi nuk ia dolën të bëjnë një përmbysje të rezultatit, pavarësish­t se 40-vjeçari i "Patriots"-ave theu rekordin e tij për sa u përket Jardëve për pasim, 505. Kjo, sepse mbrojtja nuk e ndihmoi aq sa duhej dhe, së dyti, përballë kishte Nik Fols, që ishte i papërmbajt­shëm. Filadelfia zhvilloi një ndeshje praktikish­t perfekte përballë gjigantëve të Nju England.

FORMULA 1 Dy periodat e para, "Eagles"-at i mbyllën me avantazhin 22- 12, me Fols që pothuajse nuk gaboi asnjëherë, madje arriti të shënonte edhe "touchdown", ndërkohë që Bredi bënte gabime të pazakonta në natyrën e tij. Megjithatë, "New Englands" tregoi se di të reagojë dhe të rikuperojë në rezultat. Në fillimin e periodës së katërt, "Patriots"-at morën për herë të parë kryesimin në rezultat, 3332. Pikërisht në momentin më të mirë të kampionëve nga Bostoni, "Eagles"-at rimorën avantazhin në 38-33, falë një "touchdown"-i të Ertz. Ndeshja u mbyll me një "field goal" për Filadelfia­n, që fiksoi shifrat në 41-33. Ky sukses është një nga

TENIS më të rëndësishm­it në historinë e sportit amerikan dhe të NFL-së. Pink këndoi "Star Banner Spangled" para se ekipi i saj i preferuar, Shqiponjat, mori skenën e madhe në "Super Bowl". Xhastin Timberleik së bashku me Ledi Gaga hapën shfaqjen dhe kënduan disa nga hitet e tij më të nxehta para 67 mijë tifozëve.

 ??  ?? Filadelfia Eagles fiton trofeun e "Super Bowl"
Filadelfia Eagles fiton trofeun e "Super Bowl"
 ??  ??
 ??  ?? Lady Gaga
Lady Gaga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania