Panorama Sport (Albania)

Kunati Kunati i i Saimir Tahirit Tahirit telefonon telefonon Finon: Finon: Tiranën Tiranën e ke kundër! kundër!

Alban Berisha i telefonon kandidatit për kreun e FSHF-së: Je për politikë. Nëse Halili e dredh rrugës, do të kërkojmë dorëheqjen e tij!

-

Kur jemi vetëm 2 ditë larg zgjedhjeve për presidenti­n e FSHFsë, gara duket tepër e ashpër dhe e paparashik­ueshme. Fushata e tre kandidatëv­e për kreun e presidenti­t të FSHF- së ka rrëmbyer vëmendjen e shumë aktorëve nga bota e futbollit dhe jo vetëm, të cilët kanë pranuar lehtësisht që të pozicionoh­en qartësisht në lidhje me zgjedhjen e kreut të institucio­nit të futbollit në vend. Mirëpo, bota sportive dhe ajo politike kanë shpesh ndërthurje mes tyre në vendin tonë. Së fundmi, tifozi i një prej klubeve legjendë në Shqipëri, me lidhje familjare me ishministr­in e brendshëm, Sajmir Tahiri, ka kontaktuar në lidhje telefonike me kandidatin për kreun e FSHFsë, Bashkim Fino.

BISEDA - Alban Berisha, kunati i ish- ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri, duke iu prezantuar deputeti Fino si kryetari i tifozëve të Tiranës, ka shprehur hapur qëndrimin e tij në lidhje me kandidimin e deputetit në garën për institucio­nin e futbollit në vend. Ja biseda telefonike e publikuar mes tyre:

Alban Berisha: Me zotin Fino flas?

Bashkim Fino: Përshëndet­je!

Alban Berisha: Me zotin Fino?

Bashkim Fino: Kush je, pra?

Alban Berisha: Alban Berisha, kryetari i tifozëve të Tiranës jam.

Bashkim Fino: Po, si je? Alban Berisha: Mirë jemi, zoti Fino.

Bashkim Fino: Si ke qenë? Alban Berisha: Mirë. Dëgjo, do të them diçka. Nuk e di si do të veprojë presidenti i Tiranës, Refik Halili, por e gjithë tifozëria e Tiranës është kundër jush. Për Zotin!

Bashkim Fino: Kundër meje?

Alban Berisha: Po, patjetër! Edhe nëse ai do të tradhtojë rrugës, për Zotin, do t'i kërkojmë dorëheqjen që të largohet nga ekipi i Tiranës. Unë jam Alban Berisha, jam edhe kunati i Sajmir Tahirit, ta dish.

Bashkim Fino: Kunati i

Tahirit je?

Alban Berisha: Po, ai jam. Jam edhe kryetari i tifozëve. Je për politikë, nuk je për futboll, për Zotin.

Bashkim Fino: Qartë!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Alban Berisha, kunati i ish-ministrit Sajmir Tahiri
Alban Berisha, kunati i ish-ministrit Sajmir Tahiri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania