Panorama Sport (Albania)

Totenhemi “ngrin” Juven, XhakaXhaka nuknuk mjaftonmja­fton asas sisi mundës ndajndaj SititSitit

Anglezët të frikshëm, barazojnë dhe ndihen favoritë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një ndeshje aq e bukur, ose të pak tën një start aq spektakola­r, meritonte një verdikt më të mirë për Juventusin. Barazimi 2-2 i "Allianz Stadium", me Totenhemin, përkthehet vetëm në një mënyrë: bardhezinj­të janë të detyruar që të fitojnë në "Uembli", më 7 mars, përballë një skuadre, e cila u nënvlerësu­a nga shumë, por nga dje të gjithë kanë nisur të dridhen. Shanset ekzistojnë për të fituar, sepse fakt është që prapavija e skuadrës së Poçetinos "fut ujë" nga të gjitha anët. Pikërisht kjo hallkë e dobët, që nuk ka asgjë të denjë për tre të tjerat (portieri Loris, mesfusha me Ali e Eriksen dhe sulmi me Kejnin janë stratosfer­ikë), duhet shfrytëzua­r në maksimum. Totenhemi është dukshëm favorit për ndeshjen e kthimit, por në Londër priten sërish 90 minuta spektakola­re. Trajneri Alegri del me shumë pengje nga kjo sfidë, sepse Higuain sheh tripletën e parë në Champions që t'i sfumojë, fillimisht për çështje milimetras­h dhe, më pas, për një penallti të përplasur në traversë, për të dërguar shifrat në 3-1, në fundin e pjesës së parë. "Pipita" nuk ka shumë fat në Europë, sepse kalon nga heroi i mbrëmjes, në njeriun që mund të komproment­ojë udhëtimin e Juventusit në Ligën e Kampioneve.

TOTENHEMI - Merita më e madhe e rezultatit të djeshëm i shkon mbi të gjitha Totenhemit. Asnjë skuadër italiane nuk ka cilësinë e këmbëve të djemve të Poçetinos, sepse nuk ka skuadër që ka shkuar në shtëpinë e Juves dhe të bëjë një ndeshje si ajo. Nga disavantaz­hi 2-0 pas vetëm 8 minutash lojë, anglezët vazhduan së ofruari futbollin e tyre perfekt në fazën ndërtuese, por duke treguar një freski fizike të frikshme dhe të pashtershm­e. Kejn, gjigant, teknik dhe inteligjen­t, bën gjithmonë lëvizjen e duhur. Bufon e stopon dy herë, por në të tretën dorëzohet. Dele Ali, i cili ka faj për markimin e munguar në golin e parë të Higuainit, e ka të stampuar etiketën e fenomenit të 10 viteve të ardhshme. Në të njëjtën kohë, nuk kuptohet pse, Eriksen, për shumë fragmente më i miri në fushë, nuk ka luajtur ende për Realin, Barçën, apo një tjetër klub të madh. Por, përveç cilësive,

pikat e dobëta, shumë të dobëta të kësaj skuadre, janë Sançez dhe Orie, të cilët më shumë sesa ndihmojnë, nxjerrin shpesh nga binarët të gjithë repartin e mbrojtjes, aq sa Vertongen nuk mund të korrigjojë asgjë i vetëm. Prandaj, plani i fitores së Juves duhet të bazohet në këtë pikë.

JUVENTUSI - Alegri vjen në ndeshjen më të rëndësishm­e, deri në këtë pjesë të sezonit, pa Dibalën, Matuidin e Kuadradon ( munguan gjithashtu Barzalji, Lihshtajne­r, Hëvedes) dhe nuk janë pak... Në muajin e fundit kishte rritur edhe forcën sulmuese me rivalë që quhen Xhenoa, Kievo, Atalanta,

Sasuolo e Fiorentina dhe fillimi të gënjen se kjo seri vazhdon ende.... Tetë minuta dhe 20 ndaj Totenhemit, me Higuainin që shënon një gol të parë, të denjë për një kopertinë, ndërsa tregohet i ftohtë nga 11 metrat. Problemi qëndroi në rënien e mesfushës, që u kthye nga 3 me 2 lojtarë, plus Duglas Kostën, i

cili, edhe pse fitoi penalltinë e dytë (që Higuain gaboi), i lejon të gjithë korsinë Dembelesë, që si një boksier dërrmoi Juven nga "ijet". E gjithë kjo bëri që Totenhemi të luante shumë pranë portës bardhezi dhe e pagoi. Ashtu sikurse Bufon... Pasi ishte deciziv ndaj Kejnit në pjesën e parë, lejoi goditjen e dënimit

të Eriksenit për 2-2, që t'i shpëtonte në krahun e tij... Mund të kishte bërë shumë më shumë, pa dyshim... Por, pikërisht, kjo që bëri më shumë duhet të jetë pikënisja dhe besimi i vetëm i këtij Juventusi, më 7 mars, në "Uembli", pse jo me një Dibala dhe një Matuidi më shumë, në "harkun" e trajnerit Alegri.

 ??  ?? Taulant Xhaka duke u munduar të ndalë Sterligun gjatë ndeshjes së djeshme
Taulant Xhaka duke u munduar të ndalë Sterligun gjatë ndeshjes së djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania