Enrike do stafin e Barçës te Çelsi. Konte: E admiroj
Luis Enrike do të kërkojë të marrë me vete stafin e tij te Barcelona përfshirë Huan Karlos Unzuen (aktualisht trajneri i Selta Vigos) nëse do ulet në stolin e Çelsit. Sipas "The Sun", ai do të kërkojë të marrë me vete drejt Londrës edhe Roberto Morenon, Rafael Polin dhe Hoakin Valdezin. Luço është favorit për të zëvendësuar Antonio Konten në rast shkarkimi në "Stamford Bridge". "Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe besoj se ai është një person i shkëlqyer. E admiroj", tha Konte pas fitores ndaj Uest Bromuiçit, e cila shkarkoi disi presionin nga italiani.