Bekenbauer mohon zërat: Gëzoj shëndet të plotë
Franc Bekenbauer ka folur rreth shëndetit të tij mbas deklaratave të ish-kancelarit gjerman, Gerhard Shrëder. Ai pati deklaruar se Kajzeri nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se skandali për fshehje fondesh në Botërorin e 2006-ës ka qenë shkaku kryesor. Por vetë Bekenbauer u është përgjigjur këtyre deklaratave, pas një pushimi të gjatë pa u shfaqur në publik. "Është e vërtetë që kam pasur probleme me zemrën. Por, mbas operacionit, çdo gjë ka qenë normale. Do të thosha që edhe mosha bën të vetën, nuk jam më i ri. Kam pasur dhe një aksident në shtëpinë time në Salcburg, ku u rrëzova nga shkallët". Kajzer nuk tha asgjë rreth akuzave për skandalin në Botërorin e 2006-ës që u zhvillua në Gjermani.