Naftëtari mbetet në fund, Pogradeci fiton me përmbysje
aftëtari gabon duke humbur një mundësi të artë për t'iu shkëputur fundit e për t'iu afruar ekipeve rivalë për mbijetesë. Bardhezinjtë e Naftëtarit, edhe pse kaluan të parët në avantazh, nuk arritën dot as të mbanin barazimin.
- Loja filloi e fortë, ku Naftëtari kërkoi që në fillim golin, por ishin miqtë që mund të befasonin pas një aksioni në krahun e majtë të Topllarit. Në minutën e 9-të, tekniku Fraholli kryen një zëvendësim të detyruar, ku portieri Kaloshi pas një dyluftimi me një futbollisti përplaset në shtyllën pingule duke u dëmtuar në kofshën e majtë. Pavarësisht ndërrimit të detyruar, Naftëtari merr frenat e lojës dhe shikon më shumë në drejtim të sulmit. Në minutën e 20-të tenton Vodo nga distanca, por pa rezultat. Pas 2 minutave, një vertikalizim i bukur i A.Gegës për te Gjoka, i cili kontrollon bukur topin, por goditja e tij është e pasaktë. Pas 3 minutave do të vijë goli i avantazhit për kuçovarët, ku pas një aksioni të gjatë, A.Gega në hyrje të zonës godet me një gjuajtje të fortë duke i entuziazmuar të pranishmit në shkallët e stadiumit. Pogradecarët nuk pajtohen me këtë disavantazh dhe kërkojnë golin e barazimit. Në të 27ën është përsëri Topllari përballë portierit Qyrrani, por ky i fundit bën mrekullinë. Megjithatë, kuçovarët do të ndëshkohen në të 39ën, kur pas një inkursioni nga e djathta, Hidri harkon dhe Çekiçi shënon me kokë, por edhe ndëshkohet me karton të verdhë. Pjesa e parë përfundon me barazim 1-1. Pjesa e dytë fillon me aksione sulmuese për
Naftëtarin dhe në minutën e 52- të rrezikon A. Gega.
Ndërkohë dhe mbrojtësi
Xh. Kajo ka rrezikuar në minutat 59- të dhe 61- të.
Janë minuta të mira për Naftëtarin, ku miqtë duken të kënaqur me barazimin. Tekniku Fraholli kryen dhe 2 ndërrime të tjera, duke kërkuar golin e avantazhit. Në minutën e 72-të rrezikon Behari, i cili i kishte të gjitha mundësitë të shënonte. Pesëmbëdhjetë minutat e fundit janë emocionuese, pasi Naftëtari kërkon me insistim golin e fitores, por lë shumë hapësira mbrapa dhe, pikërisht në minutën e 81-të, pogradecarët me kundërsulm godasin shtyllën pingule me anë të Lamajt. Por, pas 5 minutash, skena zhvendoset në zonën e Pogradecit, ku mbrojtësi i krahut të majtë Myrta godet traversën dhe, kur mendohej se ndeshja do të përfundonte barazim, pogradecarët shënojnë golin e fitores me anë të Peres. Ka entuziazëm te Pogradeci, ndërsa te kuçovarët zhgënjimi është i madh. Skuadra kuçovare me paraqitjen që zhvilloi nuk e meritonte humbjen. Pas ndeshjes, trajneri i Pogradecit, Festim Fetollari, u shpreh: "Jam i kënaqur me fitoren, pasi vinim pas 3 humbjeve. Megjithëse ishim përballë një kundërshtari modest, morëm atë që merituam. Objektivi ynë ishte fitorja dhe e arritëm, pavarësisht golit në fund. Synojmë 5-shen e parë".
Trajner:
Trajner: