Mesi bën lëmsh aeroportin
Sulmuesi i Barcelonës vepron në gjykatë, kompania ajrore: Jemi në kolaps total
Leo Mesi prej vitesh lë pa gjumë mbrojtësit rivalë, ndërsa për gjumin e tij ka menduar të mos e pengojë askush madje as avionët. Në zonën e qytetit të ashtuquajtur Gava, në periferi të Barcelonës, është kufizuar fluturimi me avionë, dhe kjo për shkak të sulmuesit argjentinas. Prapaskenën e çuditshme e ka bërë të njohur Havier Sançez Prieto, president i kompanisë "Vueling". Në një intervistë për të përditshmen spanjolle "La Vanguardia", drejtuesi i kësaj shoqërie fluturimesh ka shpjeguar që një ndër arsyet e pengimit të punimeve për zgjerimin e aeroportit të Barcelonës është pikërisht idhulli i tifozëve katalanas. "El Prat" është aeroporti që mirëpret çdo ditë me qindra fluturime, por fluksi i tij nuk mund të shtohet, pavarësisht nevojës për një ristrukturim të tillë. Shkaku është Leo Mesi, i cili duke shfrytëzuar disa ligje më prirje ambientaliste ka penguar fluturimet mbi shtëpinë e tij. Siç ka shpjeguar edhe presidenti i kompanisë "Vueling", 31vjeçari nuk lejon përdorimin e një korridori ajror që kalon mbi banesën e tij. "Nuk mund të kalojnë avionë të asnjë lloji mbi shtëpinë ku Pamje ajrore e planimetrisë së zonës ku ndodhet shtëpia e Mesit, ja ku mund të fluturojnë aeroplanët
banon Leo Mesi, ndaj edhe zgjerimi tregtar dhe për pasojë shtimi i fluksit të pasagjerëve nuk është i mundur. Ky është një shkak i habitshëm dhe nuk besoj se gjëra të tilla ndodhin në ndonjë vend të botës, por në Barcelonë prioritet, me sa
duket, ka futbolli".
Fluks - Pavarësisht problemit me argjentinasin, autoriteti aeroportual ka mundur të marrë lejen për zgjerimin e strukturës, duke nisur punimet për të shtuar një pistë të re dhe një terminal të ri, që do të shtojë fluksin e pasagjerëve me rreth 70 mijë turistë në ditë. Mesi, me sa bëjnë të ditur mediat spanjolle, do të përgatisë një tjetër betejë ligjore për të penguar fluturimet mbi çatinë e shtëpisë. I revoltuar presidenti i kompanisë, i cili vazhdon të mos kuptojë atë që po ndodh, teksa deklaroi i shqetësuar: "Nuk di të them nëse çështja do të zgjidhet, por nëse bëhen investime të reja, do të ishte e udhës të shiheshin edhe masat shtrënguese, pasi zgjerimi do të ishte i kotë nëse nuk shtojmë dot numrin e korridoreve".