Panorama Sport (Albania)

“Të fus plumbin”, presidenti kërcënon lojtarin në fushë

Lojtari Enes Isufi tregon me detaje ngjarjen e dhunshme gjatë ndeshjes, reagon klubi shkodran: Po mendojmë tërheqjen nga kampionati

- BESAR BOZGO

Futbolli, në plan të dytë. Akuzat, kërcënimet dhe presionet rikthehen sërish në futbollin shqiptar. Në të njëjtën periudhë kur afrohet fundi i kampionati­t dhe në vendin tonë është e vështirë që të pranohen lehtë verdiktet, sidomos rëniet nga kategoria. Korabi dhe Vllaznia B luanin dje një "finale" të vërtetë për mbijetesën në Kategorinë e Parë. Ndërsa, miqtë nga Shkodra akuzojnë administra­torin e klubit dibran, Fehmi Mëziu se i ka bërë presion arbitrave dhe lojtarëve miq. Është trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja që akuzon Mëziun se ka përdorur kërcënime ndaj lojtarëve të tij.

Akuzat - Pas ndeshjes së djeshme, është trajneri Ervis Kraja ai që akuzon administra­torin e miqve, Mëziu. "Një presion i jashtëzako­nshëm. Nuk e kuptoj sesi mund të vazhdohet të luhet futboll në këtë mënyrë. Më mirë ta lëmë fare këtë punë dhe të mos merremi me të. Është hera e dytë që na ndodh kjo në Dibër, por këtë herë vendësit ishin shumë agresivë, ndoshta për shkak të garës së ashpër për mbijetesë. Ofendime, presione dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve dhe lojtarëve tanë. Administra­tori i Korabit, Fehmi Mëziu hynte sa herë dëshironte në fushë dhe i bënte presion arbitrave dhe lojtarëve të mi. E kërcënoi kapitenin tonë, Enes Isufi që është njëkohësis­ht edhe lojtar i Kombëtares se do t'i fuste plumbin. Gjithashtu, na kërcënonte se do na dilte rrugës kur të ktheheshim për në Shkodër. U ankova te gjyqtari se ishte e pamundur që të luhej në këto kushte, por për të mos thyer rregullore­n qëndruam dhe vazhduam lojën. Do të ankohemi në Federatë për këtë. Udhëtojmë brenda ditës në një rrugë të gjatë dhe bëjmë sakrifica për të luajtur futboll të pastër dhe na presin me presione dhe kërcënime. Do të bëjmë denoncim në Prokurorin­ë e Shkodrës për këtë. Le të hetojnë dhe të gjejnë të vërtetën. Ishin shumë dëshmitarë kur e dëgjuan se çfarë deklaronte administra­tori i klubit. Mëziu kishte kohë t'i tregonte plumbat kur ishte në Superiore dhe jo me lojtarë 19-vjeçarë", përfundoi Kraja.

 ??  ?? Moment nga tensioni i djeshëm në Dibër
Moment nga tensioni i djeshëm në Dibër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania