Panorama Sport (Albania)

Gatuzo përjashton Kaliniçin: Kievo është si finale

“Skuadra e lodhur, në Europë nevojitet teknologji­a”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gatuzo në kundër sulm, madje edhe ndaj VAR- it. Në konferencë­n për shtyp që parapriu ndeshjen e sotme ndaj Kievos në orën 15: 00, tekniku kuqezi kaloi një gjysmë ore si urë mes Ligës së Europës dhe kampionati­t. Një gazetari që e pyeti mbi penalltinë e akorduar Uellbekut, trajneri kuqezi iu përgjigj: "Në Itali jemi mësuar me teknologji­në dhe jemi më të përgatitur. Për mendimin tim, do të ishte e drejtë të përdorej edhe në Europë sepse i kemi provat që funksionon. Më duket pa sens që në këtë situatë të përdorim arbitrat fundorë. Më mirë një monitor se sa dikush i palëvizshë­m për 95 minuta. Anglezët janë sportivë dhe kur gabon të kritikojnë ashpër, sepse besojnë te ndershmëri­a. Unë nuk i gjykoj dot futbollist­ët dhe do të isha hipokrit nëse do thosha se Uellbek- u gaboi, sepse në fakt, ai që gaboi dhe keqazi madje, ishte arbitri".

KIEVO - Kampionati propozon ndeshjen me Kievon për të vijuar sulmin ndaj vendit të katërt. Gatuzo nuk i zë besë ekipit veronez dhe këtë e pranoi duke deklaruar se: "Jam shumë i shqetësuar sepse do të luajmë ndaj një ekipi që prej vitesh nuk ka pasur vështirësi si këto që po kalon në këtë kampionat. Ata luajnë së bashku prej disa sezonesh dhe i druhem faktit që ata kurrë nuk kanë fituar në "San Siro". Duhet të luajmë si duhet dhe të bëjmë gjithçka për tri pikët. Do të ketë shumë rëndësi se si do ta nisim ndeshjen, duhet ta trajtojmë si finale". Dukshëm kalendari ka qenë i ngjeshur dhe Milani nuk e fsheh dot lodhjen. Edhe Gatuzo e pranoi në fjalën e tij: "Duhet një sforco e fundit. Jemi të sfilitur, por nuk duhet të nxjerrim justifikim­e. Duhet të ruajmë patjetër ritmin". Duke folur për të padisponue­shmëri, trajneri kuqezi zbuloi: "S'e prisnim as ne, por Kalabria e Abate nuk arritën të riaftësohe­n dhe nuk i grumbulloj dot, ndaj do të shohim nëse mund të marrim në stol Kontin. Me Kievon do të jetë një betejë e ashpër dhe më duhen lojtarë të gatshëm 100 për qind".

DERBI DHE KONTRATA - Rinovimi i akordit me Milanin ishte një tjetër argument i konferencë­s së Gatuzos, i cili preu shkurt: "Mendonin vërtetë se është momenti për të folur për kontrata. Klubi e di se më këtë duhet të flasë, por nuk është përparësi për mua. Rëndësi ka aroma e Europës, skuadra e nuhati dhe e kuptoi skenën të cilën duhet të synojë. Të mos harrojmë nga kemi ardhur. Duhet të përpiqemi në maksimum për të realizuar ëndrrat tona". Në mbyllje të fjalës së tij, trajneri kuqezi foli për derbin dhe formacioni­n e sotëm ndaj Kievos: "Se kur luhet derbi mos më pyesni mua, nuk jam unë ai që vendos. Unë merrem me formacioni­n dhe mund t'ju them se ajo ndaj Arsenalit është ndeshja në të cilën Milani ka goditur më shumë portën që kur unë kam marrë drejtimin e ekipit. Fiksoheni kot pas skemave, dy pyka, gjysmësulm­uesi apo fantazisti nuk kanë rëndësi, ajo që duhet të mos ndryshojmë kurrë është ekuilibri sepse sapo e humbim dukemi si bandë instrument­istësh..."

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania