Panorama Sport (Albania)

“Jetimi” Ponari dhe “memecët” e sportit

- Nga YLLI AGA

Dy shkrime të njëpasn jëshme të Presidenti­t të FSHB- së dhe njëkohësis­ht një prej biznesmenë­ve më të njohur në vend, Avni Ponari, prisja që do të shkundnin paksa opinionin tonë sportiv, pasi realisht ishte nga ato thirrje që vendosnin "gishtin në plagë" për një nga problemati­kat më të mëdha për sportin tonë. Por edhe kur kanë kaluar ditë, nuk ka pasur asnjë reagim nga shumë prej homologëve të tij që drejtojnë federata të ndryshme...

Dy shkrime të njëpasnjës­hme të Presidenti­t të FSHB-së dhe njëkohësis­ht një prej biznesmenë­ve më të njohur në vend, Avni Ponari, prisja që do të shkundnin paksa opinionin tonë sportiv, pasi realisht ishte nga ato thirrje që vendosnin "gishtin në plagë" për një nga problemati­kat më të mëdha për sportin tonë. Por edhe kur kanë kaluar ditë, nuk ka pasur asnjë reagim nga shumë prej homologëve të tij që drejtojnë federata të ndryshme sportive dhe e zhvillojnë të gjithë aktiviteti­n e tyre me "thërrime" financiare dhe si rrjedhojë, shpesh vetëm për "sy e faqe". Nuk ka pasur asnjë reagim nga të gjithë ata njerëz të biznesit që financojnë aktivitete sportive dhe e bëjnë gjithçka vetëm për pasion, ndërkohë që duhet të jenë direkt të interesuar për këtë çështje. Gjithashtu, nuk ka pasur ende asnjë reagim nga titullarët e KOKSH-it, të cilët njohin në detaje vështirësi­të, me të cilat përballet shumësport­ëshi ynë dhe zëri i tyre në këtë rast në mbështetje të shqetësime­ve dhe propozimev­e të Presidenti­t të FSHB-së mund të përafronte një zgjidhje të shpejtë, të logjikshme dhe mbi të gjitha të drejtë. Gjithashtu, në këtë betejë do të duhej të përfshihej edhe komuniteti i futbollit, që ndonëse nuk ka hallet e shumësport­ëshit, mungesa e ligjit për sponsorizi­met e mban të lidhur me zinxhir kalimin në një fazë të re gjithë aktiviteti­n futbollist­ik në vendin tonë.

Në fund, jo për nga rëndësia, por se i gjithë kjo problemati­kë do të duhet të përplaset mbi tavolinat e tyre dhe duhet të jenë pikërisht ata që duhet ta finalizojn­ë si proces dhe ta zgjidhin, politikanë­t. Ligji i ri i Sportit, pavarësish­t dëshirës së mirë, nuk ka krijuar asnjë hapësirë që sporti të kishte më shumë financime nga ana e biznesit. Dhe një pikë e tillë në këto moment është kthyer në domosdoshm­ëri, duke qenë se mbështetja që vjen nga buxheti i shtetit është në shifra qesharake, ndërsa bashkitë, ndonëse kanë në dispozicio­n një portofol më të madh, sërish janë treguar koprrace për të financuar sportin. Dhe në këtë pikë, shembujt janë pafund. Sportistë elitarë ankohen pafundësis­ht për mbështetje­n e pakët dhe kushtet e vështira për t'u stërvitur. Sezonin e kaluar Vllaznia në volejboll për meshkuj fitoi për herë të parë në histori titullin kampion, por a dini me çfarë buxheti… vetëm 22 milion lekë të vjetra. Dhe në këtë shumë përfshihen edhe shpenzimet për udhëtime dhe akomodime në qytete të tjera. Në të tilla kushte, në mos më keq janë të gjitha ekipet, në çdo sport që luhet në vendin tonë. Ndërkohë me ndarjen e re administra­tive, shumë klube kanë humbur edhe atë buxhet minimal që merrnin nga ish-bashkitë dhe tanimë mbijetesa e tyre është vetëm çështje kohe.

Në këto kushte, një ligj i ri për sponsorizi­met mund të jetë "varkë shpëtimi" për sportin tonë. Dhe në këtë betejë, thirrja e Presidenti­t të FSHB-së, Avni Ponarit, duhet mbështetur nga i gjithë komuniteti i sportit, që si një grup interesi mund të formojë një draft-projekt për t'ia deleguar Parlamenti­t, prej nga ku mund të zyrtarizoh­et një iniciativë, që mund të startojë një epokë të re për sportin tonë. Por që kjo sipërmarrj­e të finalizohe­t, duhet që komuniteti i sportit të lërë mënjanë xhelozitë dhe të harrojë kush e mban "flamurin" e protagonis­tit. Në këtë moment kërkohet një zgjidhje dhe vetëm një bashkim i komuniteti­t të sportit mund ta përshpejto­jë dhe të bashkëpuno­jë me politikën për një zgjidhje në favor të një zhvillimi të qëndrueshë­m për të gjitha sportet tona.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania