Panorama Sport (Albania)

Junajtid dhe Totenhem shkojnë në gjysmëfina­le

Në “Wembley” shkojnë edhe Spërsat, pas trisit ndaj Suonsit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në fund të një jave që është pak për të thënë e ndërlikuar, Zhoze Murinjo mund të rikthehet të buzëqeshë. Pas eliminimit shokues në Champions nga Sevija dhe një konference për shtyp që do të mbahet mend (12 minuta monolog), Junajtidi rikthehet të fitojë 2-0 çerekfinal­en e Kupës FA dhe fiton një biletë në "Wembley". Gjysmëfina­le e merituar për "djajtë", që falë një goli për pjesë arkivojnë praktikish­t Brajtonin në "Old Trafford". Miqtë u treguan të rrezikshëm, veçanërish­t në pjesën e dytë me Lokadian, duke iu afruar golit në më shumë se një rast. Murinjo i beson njerëzve të tij të kupës: Romero në portë, MekTominej në mes ndërsa Lukaku është i paprekshëm përpara. Forma e keqe i kushton stolin Sançezit. Nën një borë të madhe nis një ndeshje që vetëm spektakola­re nuk është. Junajtid sulmon, por miqtë mbrohen mirë dhe provojnë edhe të rinisen. Emocionet nisin pas gjysmë ore: fillimisht Mata tremb Brajtonin me një bashkëpuni­m të bukur me Smolling. Pak më vonë është mbrojtësi ai që tenton, por goditja e tij ndalet në shtyllë.

Goli nuk vonon dhe vjen në 36': Matiç dërgon një top në tre të katërtat, i zakonshmi Lukaku mbërrin i përpiktë në shtyllën e dytë dhe 1-0. Goli i 26-të sezonal i belgut, por që shënon në çdo ndeshje të këtij kompeticio­ni. Brajtoni i pjesës së dytë është shumë i rrezikshëm dhe i afrohet në disa raste portës së Romeros. Por Junajtid reziston deri në fund dhe e mbyll ndeshjen 7 minutat e fundit me Matiç. Serbi është i saktë me kokë pas goditjes standarde të Jangut.

TOTENHEMI - Pas hidhërimit në kupën më të rëndësishm­e (eliminimit nga Champions-i prej Juventusit), Totenhemi ngushëlloh­et me gjysmëfina­len e Kupës FA. Në ndeshjen e parë të çerekfinal­eve, Spërsat e Poçetinos fituan 3-0 dhe eliminuan uellsianët e Suonsit. Protagonis­t i madh ishte danezi Eriksen 11' dhe 62', autor i një dopiete, ndërsa golin e avantazhit të dyfishtë momental e shënoi Lamela 45+1'.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania