Panorama Sport (Albania)

PenalltiPe­nallti sisi Arsenali,Arsenali, Tirana nisnis “arratin딓arratinë” për Superioren

Ankohen beratasit, por bardheblut­ë i falen... sulmit

- ADELA MERKO

Bardheblut­ë Bardheblut­ë mposhtin mposhtin Tomorin Tomorin dhe dhe shkojnë shkojnë +4 +4 nga nga Bylisi, Bylisi, që që dje dje e ndali ndali Pogradeci. Pogradeci. Vulos Vulos një një 11-metërsh 11-metërsh i i dhuruar dhuruar nga nga gjyqtari, gjyqtari, Grent Grent Halili Halili imitoi imitoi sulmuesin sulmuesin Dani Dani Uellbek Uellbek

Tirana nis "arratinë". Jo vetëm fitoi ndaj Tomorit, por mori edhe lajmin e mirë nga Ballshi, atje ku Pogradeci barazoi. Vendi i parë nuk diskutohet, por tashmë shkëputen me 4 pikë. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte për bardheblut­ë. Një trepikësh i vyer, ndaj një kundërshta­ri që bëri realisht rezistencë. Beratasit ankohen për gjykimin, por në fund Ze Maria i falet... sulmuesve. Sentamu dhe Ngoo shtynë topin në rrjetë, por protagonis­t absolut ishte Grent Halili. Dha asist dhe mori penallti allaUellbe­k, duke na risjellë në mendje ndeshjen e Arsenalit dhe Milanit. Ashtu si anglezi, edhe 19-vjeçari u fut në zonë dhe i mjaftoi që të ndjente prezencën e Dacit pranë tij, i cili në rastin konkret bëri Rikardo Rodriges, dhe e la veten të rrëzohej në zonë. Ka 11- metërsh, por me ndryshimin e vetëm që Uellbek shënoi vetë, ndërsa te Tirana e ekzekutoi Ngoo.

PJESA E PARË - Ka ritëm që në start dhe Tirana fiton terren, e megjithatë përpjekjet e Sentamusë dhe Grecës, nuk përbëjnë rrezik për Kaloshin. Në minutën e 9-të vjen rasti ideal, por gjuajtja me kokë e Sentamusë, pas krosit të Kërçikut shkon vetëm mbi tra. Bardheblut­ë krijojnë, por Tomori është i mirëvendos­ur në fushë dhe i hap punë vendësve, aq sa Karabeci provon nga distanca, por has rezistencë­n e portierit në dy kohë. Kundërpërg­jigjet Bitri në të njëjtën formë, por nuk gjen as kuadratin. Bardheblut­ë duan me çdo kusht golin, por sa pa fat aq për mirë të miqve, nuk ia dalin në tre raste. Në të 33ën, Sentamu gjuan vetëm jashtë, në të 35-ën Ngoo bllokohet nga portieri dhe në të 37ën tentativa e Grecës devijon në këndore prej Kaloshit. Ze Maria sheh që diçka nuk shkon dhe bën lëvizjen e parë, largon Grecën për Halilin. Ndryshimi i shpejtë acaron sulmuesin, por në fund rezulton efikas për ekipin. Djali i presidenti­t riu harkon një top perfekt në zonë dhe Sentamu i ndodhur në pozicion, devijon me majën e këmbës së djathtë dhe shënon, duke e dërguar Tiranën të qetë në dhomat e zhveshjes.

PJESA E DYTË - Loja rinis me një moment të kontestuar nga beratasit. Kryesori Dyrmishi akordon penallti në favor të Tiranës në të 48-ën, pas rënies së Halilit në zonë, për një kontakt gati inekzisten­t të Dacit. E merr përsipër Ngoo dhe nuk gabon, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë, por jo sigurinë. Dhe për këtë menduan miqtë, që morën zemër dhe u hodhën në kërkim të ngushtimit të shifrave. Në të 53-ën dhe 61-ën kishte mundësi të artë Kopaçi, në të parën doli huq dhe në të dytën hasi rezistencë­n e portierit bardheblu. Nuk zgjati shumë dhe Tirana humbi Ilion Likën, që u dëmtua keqazi në të 75-ën pas përplasjes me Kopaçin. Ky i fundit bëhet protagonis­t pas 10 minutash kur merr krahun e majtë dhe kroson në zonë për Hysenin, i cili pambuluar nga mbrojtja, gjuan me kokë dhe ngushtuar rezultatin. Sentamu e Ngoo mundohen që të trefishojn­ë deri në fund, por nuk kanë "shënjestër", duke e mbyllur me shifrat 2-1 këtë duel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania