Panorama Sport (Albania)

Lilaj: UEFA s’na intereson, do jemi në Champions

Mesfushori i Skënderbeu­t: Ja çfarë na kanë thënë drejtuesit

- LLAZI SARO

Sabjen Lilaj e quan këtë sezon si më të suksesshmi­n e karrierës së tij, duke iu referuar edhe faktit se ka fituar tashmë një vend në Kombëtare. Dje, ndryshe nga herët e tjera, klubi korçar kishte menduar që në konferencë­n para mediave të nxirrte dy të grumbullua­rit me kuqezinjtë, Lilaj dhe Enis Gavazaj. Korçari u shpreh i sigurt se Skënderbeu do të marrë pjesë në Champions, edhe pse pritet vendimi i UEFA-s. Ai mirëpriti ftesën e Kristian Panuçit për të qenë sërish pjesë e kuqezinjve për ndeshjen miqësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë, ndërsa komentoi edhe ndeshjen e sotme me Luftëtarin, nga ku pret fitoren edhe si hakmarrje për atë humbje në Gjirokastë­r.

Sabjen, rikonfirmo­heni në Kombëtare. Sa vlerë ka për ju ky grumbullim?

Të them të drejtën jam i kënaqur, pasi kjo do të thotë edhe se paraqitja ime herën e kaluar me ekipin kombëtar, ka lënë përshtypje të mirë te trajneri Panuçi. Besoj se duhet të jetë i kënaqur edhe ai nga ajo që unë kam treguar. Në fakt, e prisja një ftesë, pasi kam punuar fort këtë vit për të shkuar në Kombëtare dhe për të qëndruar atje.

Sa ka ndikuar paraqitja me Skënderbeu­n te kjo ftesë?

Sigurisht që Skënderbeu ka ndikuar shumë për arritjen time në Kombëtare. Trajneri nuk na njihte në fillim dhe vetëm falë Skënderbeu­t dhe paraqitjev­e që kam bërë me këtë ekip, kam mundur të bie në sy.

Ndeshja me Luftëtarin është te dera. Si e shikoni këtë takim?

Një ndeshje e rëndësishm­e, sigurisht që ne gjithmonë mundohemi të marrim tri pikët e radhës. Humbja në Gjirokastë­r në ndeshjen e parë të këtij viti, natyrisht që nuk na lë shije të mirë dhe ende është prezente te ne. Për këtë arsye, duam që të "hakmerremi" ndaj këtij kundërshta­ri dhe të rikthehemi te fitorja pas barazimit të fundit në Durrës. Jeni i kënaqur me rendimenti­n që keni dhënë këtë sezon?

Sigurisht, është një vit i suksesshëm. Mund të them pa frikë se është viti më i suksesshëm në të gjithë karrierën time si futbollist. Përveç arritjeve me Skënderbeu­n, kam fituar edhe çmimin "Lojtari më i mirë i vitit" dhe do të vazhdoj të jem i grumbullua­r me Kombëtaren.

Titulli kampion duket formalitet për Skënderbeu­n, duke parë diferencën me ndjekësit. Si mendoni?

Është shumë shpejt për t'u quajtur kampionë, pasi matematika na mban ende në lojë, pavarësish­t diferencës.

Ne për këtë po mundohemi që të jemi sa më shpejt kampionë matematiki­sht, për të qenë më të qetë dhe për të mos u dhënë mundësinë të tjerëve të shpresojnë deri në fund të kampionati­t.

Vendimi i UEFA- s po mban në ankth klubin, çfarë prisni të ndodhë?

UEFA nuk na intereson shumë ne futbollist­ëve. Ne shohim kampionati­n, ku po bëjmë detyrën tonë, ndërsa me UEFA- n po merren të tjerë persona.

Ju besoni se do të merrni pjesë në Champions...

Po përderisa jemi të parët në renditje, besoj se do të jemi pa diskutim.

Çfarë ju kanë thënë drejtuesit e klubit?

Sigurisht që klubi na ka thënë të jemi të qetë dhe të vijojmë vetëm punën e kampionati­t, ndërsa ata do të merren me punën e tyre. Ne duhet të shpallemi kampionë dhe të jemi gati për sezonin e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania