Panorama Sport (Albania)

Shalke i ngrin shampanjën e titullit Bajernit

Kampionët mund të barazonin sot rekordin e skuadrës së Guardiolës

-

Bajerni mund të futej në historinë e kampionati­t gjerman si fituesi më i hershëm i titullit kampion. Me një fitore ndaj Lajpcigut, ata do të barazonin rekordin e Pep Guardiolës, që u shpall kampion në sezonin 2014 në javën e 27-të të Bundesligë­s. Por, si vit kalendarik ka qenë plot shtatë ditë më vonë, data 24 mars. Por titulli nuk do të varej vetëm nga bavarezët që shpresonin në një barazim ose humbje të Shalkes kundër Volfsburgu­t dhe Dormundit kundër Hanoverit. Ata më parë duhet të mundinin Lajpcigun në transfertë që do t'i çonte ata në kuotën e 69 pikëve dhe me vetëm 7 javë nga fundi i kampionati­t. Bajerni do të siguronte kështu titullin e 28-të në historinë e klubit, asnjë nuk është kaq i suksesshëm sa ata. Jup Hejnkes u shpreh ne konferencë­n për shtyp para ndeshjes së sotme se kërkonte vetëm fitore nga skuadra. "Nuk më interesojn­ë statistika­t, dua që ekipi të luajë për të fituar. Nëse shpallemi kampionë në Lajpcig apo në shtëpi kundër Dortmundit, pak rëndësi ka për ne. Duhet të flejmë mendjen sa më parë. Na presin dy sfida të vështira në Champions kundër Sevijes dhe dua që skuadra të fokusohet aty". Në skuadrën bavareze ekziston një mentalitet fitues dhe lojtarët asnjëherë nuk vetëkënaqe­n me lehtësi. Kjo u vu re dhe në deklaratat e Xherome Boatengut dhe Sandro Vagnerit që u shprehën të pakënaqur nga paraqitja e skuadrës pas ndeshjes se Champions-it kundër Beshiktash­it në Stamboll dhe pse skuadra bavareze fitoi me rezultatin e përgjithsh­ëm 8 me 1. Kapiteni Tomas Myler gjithashtu u shpreh se kjo nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme dhe se ekipi është në gjendje të bëj lojëra më tërheqëse. Drejtuesit gjithashtu janë munduar të mbajnë skuadrën me këmbë në tokë dhe pse me një shkëputje të madhe ndaj rivalëve të Shalkes dhe Dortmundit që tani luftojnë vetëm për një vend në Champions për sezon e ardhshëm. Në Lajpcig, shampanja është ngrirë dhe tifozët bavarezë mund të fillojnë të mendojnë për festën e titullit pas javës së ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania