Panorama Sport (Albania)

Bylykbashi: Ja pse çalon Partizani

"Starovën e njohin të gjithë, Dalipi do të tregojë vlerat"

- VLADIMIR MEMA

Prej disa sezonesh e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe vitet më të arta në karrierën si futbollist i ka kaluar me Partizanin, si kapiten i saj. Bëhet fjalë për Dorian Bylykbashi­n, i cili nuk ngurron asnjëherë të komentojë për ish-skuadrën e tij, teksa në një intervistë për "Panorama Sport" flet për ndryshimet e shpeshta që po...

Prej disa sezonesh e ka mbyllur me fut bollin e luajtur dhe vitet më të arta në karrierën si futbollist i ka kaluar me Partizanin, si kapiten i saj. Bëhet fjalë për Dorian Bylykbashi­n, i cili nuk nguron asnjëherë të komentojë për ish-skuadrën e tij, teksa në një intervistë për "Panorama Sport" flet për ndryshimet e shpeshta që po ndodhin te të kuqtë. Ish-fantazisti i kuq beson te Dalipi dhe mendon se në fund të sezonit Partizani do të arrijë të sigurojë një vend në kupat e Europës. Beniamini i tifozëve të kuq nuk nguron të japë edhe një këshillë për sa u përket drejtuesve, ku duhet të tregojnë kujdes me merkaton në verë.

Sërish ndryshime te Partizani, ikën Starova vjen Dalipi. Komenti juaj për këtë ndryshim në pankinë?

Në fakt, ndryshimet këto kohë te Partizani janë bërë të shpeshta dhe nuk i bëjnë mirë ekipit. Në përgjithës­i ndryshimet e shpeshta duhet të evitohen, jo vetëm në këtë rast.

Ikën një trajner me eksperienc­ë dhe vjen një i plejadës së re...

Tani, nuk është nevoja që të tregoj unë më shumë për "Bobin", sepse ai ka një jetë me futbollin dhe e njohin të gjithë. Për sa i përket Klevisit +Dalipit/, është një trajner i ri, por nuk duhet të harrojmë se ka vite aty dhe besoj se e ka fituar eksperienc­ën e duhur. I uroj sinqerisht shumë suksese në drejtimin e Partizanit.

Mendoni që mund të jetë një projekt afatgjatë ky i Partizanit me Dalipin si trajner apo u afrua për emergjencë?

Nuk di ta them këtë, sepse unë nuk jam pjesë e klubit. Por, nëse Dalipit do t'i ecë mirë në këto ndeshje që kanë mbetur në kampionat, pse jo, shumë mirë do të ishte të vazhdonte një projekt afatgjatë me klubin. Megjithatë, këto janë çështje që u përkasin drejtuesve të klubit.

Sipas jush, a ishte zgjedhja e duhur Dalipi në këto momente apo duhej të vazhdohej me Starovën deri në fund?

Ju lutem, nuk dëshiroj të hyj në çështje të brendshme të klubit, sepse unë nuk jam aty që t'i di gjërat. Ata e dinë më mirë.

Në karrierën si futbollist, Dalipi është një kampion. Mendoni se do të jetë i tillë edhe si trajner?

Eksperienc­a e mirë dhe e gjatë që ka pasur si lojtar, besoj se do t'i bëjë mirë edhe si trajner. Me aq sa e njoh Dalipin, është një njeri që punon shumë dhe besoj se do të tregojë vlerat edhe në trajning.

Partizani ka objektiv Europën, sa larg dhe afër është?

Nuk është shumë larg mendoj, sepse pak pikë qëndron larg zonës së Europës. Jam i bindur që në fund të sezonit do të marrin pjesë në kupat e Europës.

Do ta konsideroj­e sukses arritjen në Europë të Partizanit, duke marrë parasysh se u projektuan për kampionë në fillim të sezonit?

Kështu siç kanë shkuar gjërat në këto momente, arritja në Europë pa dyshim që do të ishte sukses, pavarësish­t se në fillim të sezonit objektiv kishin titullin kampion.

Si e sheh garën për Europë, meqenëse janë shumë skuadra në lojë?

Gara do të jetë e fortë, pasi janë shumë ekipe që e pretendojn­ë atë. Mbi të tjerat shoh tri skuadra: Kukësin, Partizanin dhe Flamurtari­n. Megjithatë, besoj se Partizani do të dijë ta bëjë diferencën për ta zënë një vend në zonën "Euro".

Çfarë nuk funksionoi te Partizani këtë sezon?

Mendoj që merkatoja e bërë në verë nuk rezultoi ajo e duhura. Pastaj, trajneri i huaj nuk i solli ndonjë gjë të re skuadrës. Ndryshimet e shumta të bëra vit pas viti, tri trajnerë brenda sezonit8

Partizani është ankuar shumë për gjykimin këtë sezon. Si e keni parë ju?

Nuk preferoj t'i hyj kësaj pjese në fakt, sepse edhe ndeshjet nuk i kam parë me atë sy.

Ndeshja e radhës me Flamurtari­n, si e shihni?

Është një sfidë direkte për Europën dhe një fitore e Partizanit do t'i jepte më shumë besim për në vazhdim. E shoh sfidë të fortë, por shpresoj të fitojë Partizani.

Ndonjë këshillë për drejtuesit e kuq për të ardhmen e skuadrës?

Këshillë 8 Më shumë e kam te pjesa e merkatos, që bëhet në verë dhe të tregohen të kujdesshëm. Çdo lëvizje duhet të jetë e studiuar mirë dhe të merren lojtarë të afirmuar, të cilëve u njihen vlerat.

Një koment për Vllazninë, si një ish i saj?

Është e turpshme që Vllaznia ndodhet në këtë gjendje dhe luan për mbijetesë. Si Vllaznia dhe Teuta nuk duhet të ishin duke luftuar për të qëndruar në kategori dhe më vjen keq për situatën që po kalojnë.

E mbyllim me Elbasanin, që është akoma më keq pasi militon në Kategorinë e Dytë

Ç'mund të them për Elbasanin. E kemi diskutuar edhe më parë që nuk është kjo kategori për këtë skuadër, por të paktën po bëjnë mirë aty dhe besoj që vitin tjetër do të ngjiten në Kategorinë e Parë. Më pas, të synojnë Superioren dhe të luftojnë aty.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania